Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Banka Raiffeisen gjendet më pranë klientëve të saj

Raiffeisen Bank në bashkëpunim me Postën Shqiptare shton numrin e zyrave postare ku mund të depozitohet cashPas finalizimit me sukses të fazës së parë të projektit pilot në 9 zyra postare, tashmë shërbimi i ofruar nga Posta Shqiptare për klientët e Raiffeisen Bank, për depozitimet cash është shtuar edhe me 21 zyra postare të reja, duke e çuar në 30 në total numrin e zyrave që e ofrojnë këtë shërbim.

Tashmë, klientëve të Raiffeisen Bank u ofrohet mundësia për të kryer transaksione për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës apo në llogaritë e personave të tretë (individë dhe biznese të vogla), nëpërmjet zyrave të Postës Shqiptare, në zonat e poshtëshënuara të pa mbuluara më parë nga rrjeti i saj i degëve.

Raiffeisen Bank vlerëson se kjo është një vlerë e shtuar për klientët e bankës dhe do të zgjidhë edhe kërkesat e vazhdueshme të komuniteteve, të cilat kërkojnë prezencën e një dege banke në zonën e tyre.

Të gjithë klientët e rinj të cilët nuk kanë një llogari bankare, mund të paraqiten pranë degëve tona për hapjen e një llogarie bankare në mënyrë që në vazhdim të mund të shërbehen pranë zyrave postare në zonat e tyre. Ndërkohë, hapja e llogarive bankare mundëson edhe përdorimin e platformës digjitale “Raiffeisen ON”, nëpërmjet së cilës mund të kryhen edhe veprime të tjera bankare, si pagesa, transferta, etj.

Limitet e transaksioneve janë deri në vlerën <=999,999 lekë dhe ekuivalenti në Euro. Monedhat në të cilat kryhen veprimet janë Lekë dhe Euro.

Lista e zyrave postare është si më poshtë:
Zyra Postare Qendër Memaliaj
Zyra Postare Këlcyrë
Zyra Postare Poliçan
Zyra Postare Fushë-Arrëz
Zyra Postare Shëngjin
Zyra Postare Rrogozhinë
Zyra Postare Qendër Maliq
Zyra Postare Belsh
Zyra Postare Delvinë
Zyra Postare Selenicë
Zyra Postare Orikum
Zyra Postare Plazh (Durrës)
Zyra Postare Sukth
Zyra Postare Voskopojë
Zyra Postare Leskovik
Zyra Postare Ksamil
Zyra Postare Konispol
Zyra Postare Finiq
Zyra Postare Libohovë
Zyra Postare Levan
Zyra Postare Pezë
Zyra Postare Prezë
Zyra Postare Vorë
Zyra Postare Petrelë
Zyra Postare Ndroq
Zyra Postare Vau Dejës
Zyra Postare Bushat
Zyra Postare Rubik
Zyra Postare Milot
Zyra Postare Fierzë


  • Deklaratë për shtyp
  • 3 min për t'u lexuar