Mbillen 250 pemë në aksion rrugor Kombinat – Vaqarr me mbështetjen e Raiffeisen Invest
Raiffeisen Bank, Raiffeisen Invest, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës realizuan projektin për mbjelljen e 250 pemëve përgjatë rrugës Kombinat-Vaqarr.Mbjellja e pemëve në aksin rrugor Kombinat-Vaqarr, ku edhe do krijohet edhe lagja më e re për 870 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, do të ndihmojë jo vetëm në shtimin e hapësirave të gjelbërta, por edhe në uljet e nivelit të ndotjes në kryeqytet.Gjatë ceremonisë Drejtori i Përgjithshëm, Z.Christian Canacaris u shpreh se Raiffeisen Bank do të jetë gjithmonë mbështetëse e Bashkisë së Tiranës në nismat që lidhen me përmirësimin e jetës së komunitetit dhe shtimin e hartës së gjelbër të kryeqytetit dhe jo vetëm.“Viti që kaloi ishte i vështirë sepse patëm tërmete. Por, dua t’ju falenderoj që do të kemi lagje të reja dhe do të kemi një kontribut tonin, sado të vogël, për gjithë këto familje. Ne si Raiffeisen do të mbështesim gjithmonë nisma të tilla dhe do të kemi një marrëdhënie të gjatë”, tha gjatë fjalës së tij Z.Canacaris. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z.Erion Veliaj, theksoi se është bërë një punë e shkëlqyer në këtë aks rrugor dhe falënderoi Raiffeisen Bank për mbështetjen e vazhdueshme.“Sot po mbjellim 250 pemë të rritura nga Raiffeisen Bank. E vlerësojmë çdo ndihmë dhe nuk i themi jo askujt që s’na sjell qoftë edhe një fidan të vogël; ama, kur kemi donacione të tilla serioze, edhe jetëgjatësia e investimit është më e madhe. Jam shumë i lumtur që kjo rrugë do të ketë edhe gjelbërimin që lidhet me lagjen e re që do të bëjmë në Vaqarr, i paraprin 870 shtëpive që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, do të ndërtojë për shtëpitë individuale të tërmetit” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.Raiffeisen Bank në Shqipëri mbetet e përkushtuar ndaj Përgjegjësisë Sociale të Korporatës duke kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve sociale dhe mjedisore në Shqipëri.Ne besojmë se duke dhënë mbështetjen e duhur, duke kombinuar forcën e biznesit tonë me nisma të tilla ndihmojmë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në komunitet.