Skip to main content
2560 × 844

Njihuni me RONA “bankieren” inteligjente

Ndërsa teknologjia po fiton rëndësi në pothuajse çdo aspekt të jetës, adaptimi i risive dhe përdorimi i inteligjencës artificiale kthehet në një detyrim për të gjitha bizneset që duan të qëndrojnë në krye të industrisë përkatëse. Raiffeisen Bank është e para, kur bëhet fjalë për inovacionin dixhital. Ishte banka e parë në tregun Shqiptarë që njohu urgjencën e menjëhershme për të dixhitalizuar produktet dhe shërbimet e saj me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve bankare për klientët tanë.

RONA-asistentja e parë virtuale u prezantua si shërbim në janar të 2019 , duke shënuar të 1-rin Chatbot në tregun shqiptar.

Me prezantimin e këtij chat boti Raiffeisen Bank u bë banka e parë në vend që ofroi një shërbim krejtësisht të ri dhe unik deri më tani dhe që tregoi njehsimin me tendencat ndërkombëtare të komunikimit me klientët, duke sjellë bankën më afër tyre dhe duke lehtësuar komunikimin.

Një platformë e bazuar në inteligjencën artificiale që u mundëson klientëve të komunikojnë me bankën në mënyrë të personalizuar për nevoja të tyre specifike bankare, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në sportelet e saj.

Tipari më interesant në lidhje me RONA (përveç pamjes së saj tërheqëse), është fakti që ajo operon bazuar në inteligjencën artificiale dhe është në dispozicion të klientëve 24 orë në 7 ditë të javës nëpërmjet Facebook / Messenger, Whatsapp, Viber dhe së fundmi edhe në faqen tonë të Web-it. Kërko Raiffeisen Bank dhe menjëherë ju përgjigjet RONA.

RONA flet shqip dhe anglisht dhe bisedon në mënyrë interaktive me klientët, një komunikim shumë i ngjashëm me komunikimin midis dy personave të vërtetë. Falë platformës duke u integruar në sisteme brenda bankës, RONA mund të ofrojë informacion të personalizuar, si një bisedë me një punonjës të bankës.

Në lidhje me temat konkrete bankare, aktualisht RONA mund të ndihmojë klientët duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me produktet dhe shërbimet e bankës, duke gjetur ATM-në ose zyrën e degës më të afërt, jep informacion për kredi personale, karta dhe madje edhe zgjidhjen e disa ankesave. Rona gjithashtu mund t’ju japë informacion në kohë reale për sa i përket gjendjes së llogarisë suaj apo kartës së kreditit, duke respektuar të gjithë protokollet e sigurisë së informacionit.

“Popullariteti” i saj ilustrohet më së miri nga numrat, nga hedhja ne treg deri ne këto momente Rona ka 115,000 ndërveprime totale me përdoruesit në të gjitha kanalet e komunikimit.Për secilin përdorues Rona është “bankieri” personal, në çdo kohë dhe kudo që ndodheni. E ku ka lehtësi më të madhe?!


  • Njoftim
  • 4 min për t'u lexuar