Njoftim për klientët! Llogaritë për ndihmën financiare
Të nderuar klientë!Për llogaritë bankare që do të çelen nga ana e të vetëpunësuarve dhe individëve, me qëllim përfitimin e ndihmës financiare nga paketa sociale e vënë në dispozicion nga qeveria, bazuar ne VKM nr.254, datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, nuk do të aplikohen komisione për mirëmbajtjen e llogarisë/paketës dhe komisione për mirëmbajtje kartë debiti, apo komisione pakete.*Gjithashtu edhe për llogaritë ekzistuese të klientëve, nuk do të aplikohen komisionet e përmendura si më sipër, gjatë periudhës që llogaria do të përdoret për përfitimin e ndihmës financiare.* Duke qenë se nga ana teknike komisionet bankare mbahen në mënyrë automatike në sistem, komisionet do të mbahen fillimisht nga llogaria dhe do të rimbursohen në llogari në po të njëjtën shumë.