Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Njoftim për klientët! Orari i punë 07:00 - 09:00

Njoftim i përditësuar

Të nderuar klientë!

Në vijim të masave më të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Shqipërisë për oraret e lëvizjes së qytetarëve gjatë ditës, dëshirojmë t'ju njoftojmë se Raiffeisen Bank në datat 19-20 Mars do të punojë vetëm në 46 degët kryesore të saj në orarin 07:00-09:00. Në këto degë do të mund të kryhen veprimet kryesore bankare.

Ju lutem gjeni në linkun më poshtë listën e degëve të cilat do të jenë hapur.Lista e degëveZonat e vetshërbimit 24/7 dhe bankomatet do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht në të gjithë rrjetin.

Raiffeisen Bank ka marrë të gjitha masat e nevojshme për dezinfektimin e të gjitha degëve dhe ATM-ve për të mbrojtur klientët dhe punonjësit e saj.Stafi i shërbimit ndaj klientëve është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të sigurisë.

Gjithashtu i lutemi të gjithë klientëve të zbatojnë rregullat e sigurisë gjatë hyrjes në degë, si edhe të ruajnë distancën prej 1.5 metër nga të tjerët dhe stafi i shërbimit.Ju rekomandojmë të vazhdoni të përdorni platformën dixhitale, RaiffeisenON, nga shtëpia për transaksione bankare  transferta apo pagesa të domosdoshme, dhe kartat e debititi ose të kreditit të Raiffeisen Bank.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe urojmë të kalojmë sa më lehtë këtë situatë të gjithë së bashku!

 


  • Njoftim
  • 3 min për t'u lexuar