Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Raiffeisen promovon ditën botërore të sipërmarrjes

Data 21 Gusht është dita Botërore e Sipërmarrjes, e krijuar me qëllimin e promovimit të inovacionit dhe fuqizimit të sipërmarrjes dhe lidershipit në të gjithë botën. Banka jonë e ka në thelb të misionit të saj inovacionin dhe bashkë me të vjen dhe shpirti sipërmarrës, dhe sigurisht të jemi të ndërgjegjshëm për faktin që të gjitha këto sjellin transformimin në një treg që ndryshon me shpejtësi.

Pikërisht për të këtë qëllim organizuam eventin “Rrugëtimi i Sipërmarrjes”. Në këtë event, të ftuarit nga bota e ekosistemit të startup-eve dhe sipërmarrjes dhe nga vetë banka, ndanë me ne eksperiencën e tyre në krijimin e këtyre sipërmarrjeve, kushtet që tregu shqiptar ofron dhe se si e shohin shohin të ardhmen e këtij ekosistemi.

Dean Celaj - Një djalë i ri por shumë i talentuar. Deani ka studiuar në Londër me fondin e ekselencës, ka përfunduar studimet me medalje, ka fituar shumë çmime për arritjet e tij.  Deani të gjitha njohuritë e tij i ka vënë në shërbim të edukimit duke themeluar Akademi.al. Akademi.al është një platformë e-learning e themeluar në Shtator 2019. Në më pak se dy vjet ajo ishte në gjendje të vërë në dispozicion me mijëra video me mësime falas nga mësuesit më të mirë në Shqipëri.

Gjatë diskutimit në event, Deani ndau me të gjithë eksperiencën e tij në krijimin e Akademi.al, ku ndër të tjera përmendi që tregu Shqiptar nuk është ende plotësisht gati për blerjet online dhe që i duhet një edukim i vazhdueshëm për këto sherbime.

Ai tha se të punuarit Agile është mënyra më efektive e të punuarit për një start-up si dhe mënyra më e mirë për të qenë inovativ dhe afër klientit në mënyrë të vazhdueshme.

“Dështimi është pjesë e përditshmërisë, të papriturat ndodhin gjithmonë. Mësojmë shumë nga dështimet, përmirësohemi, nuk dorëzohemi.”

Akademi.al është e përbërë nga punonjës shumë të rinj në moshë dhe mënyrat e rekrutimit bëhen nëpërmjet referimeve, dhe çdo punonjës potencial kalon nëpër një periudhë internship për të parë dhe përshtatshmërine e tyre me kompaninë.

“Kënaqësia e punonjësve është gjithashtu një punë e vazhdueshme.”

Për sa i përket bashkëpunimit me sistemin bankar, Deani thotë që në Shqipëri, mungesa e Venture Funding e bën edhe më të rëndësishëm rolin e bankave për financimin e këtij lloj biznesi. Por ai nuk e sheh bashkëpunimin me bankat vetëm në aspektin e financimit por edhe në ndihmën nëpërmjet shërbimeve innovative apo edhe në suportin me ekspertë apo ekspertizë mëse te nevojshme për këto biznese të reja ne treg.

Arjan Ymeri - Vjen nga eksperienca të rëndësishme në botën e startup-eve dhe sipermarrësve shqiptarë që prej vitit 2010. Edhe Arjani ka studiuar në Londër dhe aktualisht është në pozicionin e drejtuesit ekzekutiv te Officina Hub, vendi ideal për sipërmarrësit e rinj, vend i cili funksionon dhe si inkubator për idetë në fazë ndërtimi, por dhe si akselerator për ato ide të cilat janë në faza më të zhvilluara. Ndihma që i jepet këtyre startup-eve të rinj është e personalizuar dhe zhvillimi i tyre arrihet nëpërmjet ndihmës së mentorëve dhe ekspertëve.

“Kënaqësia jonë e punës vjen sidomos kur shohim se si këto ide formësohen dhe tërhiqen nga tregu. “

Kemi vënë re që femrat kanë qenë më të suksesshme në udheheqjen e startup-eve, deri më tani 62% e startup-eve të suportuara nga Ofiçina kanë qenë me sipërmarrëse femra.

Elira Abeshi – ka një përvojë 17-vjeçare në RBAL, e fokusuar në zona të ndryshme të bankës, siç janë Operacional, Risku dhe Shitjet. Që nga viti 2015, ajo menaxhon Departamentin e Biznesit SE të RBAL dhe duke filluar nga viti 2020 ajo është pjesë e Divizionit Retail të bankës duke menaxhuar gjithashtu Shitjet e Mikro Biznesit dhe Produktet, Segmentet dhe Strategjinë e SE-së.

Elira u shpreh që banka është një sipermarrje e madhe dhe sidomos në vitet e fundit, po mundohet të huazojë mënyrën e të punuarit të startup-eve, nëpërmjet ndryshimit të të menduarit apo induktimit të metodave inovative dhe Agile për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja. Këto ekipe agile funksionojnë brenda bankës si minikompani apo minisipermarrje.

Suportin ndaj sipërmarrjes Elira e shes në dy aspekte. Së pari, duke pasur parasysh profilin e sipërmarrësve si klient banke, RBAL mundohet të jetë inovative për të lehtësuar jetën e tyre nëpërmjet produkteve digjitale. Nga ana tjetër, në bashkëpunim me Fondin European të Investimit, ofrohet një fond garancie për komanitë që punësojnë të rinj nën 30 vjeç.

Gjithashtu, Elira i sheh sipermarrësit dhe startup-et si partner, jo vetëm me pjesemarrjen e tyre në Elevator-Lab dhe bashkepunimin me bankën, por edhe si ofruesit më të rëndësishëm të feedback-ut kur duam të testojmë produkte dhe shërbime (pjesë e friends & family group për testimin e produkteve/shërbimeve të reja).

Ajo e sheh të ardhmen në edukimin sa më të mirë të klientit me produktet dhe shërbimet tona digjitale si dhe në krijimin e bashkëpunimeve të ngushta me ekosistemin dhe Startup-et.

Ky event u ndoq nga shumë kolegë të bankës, të cilët ishin gjithashtu pjesë aktive e diskutimit me pyetje dhe komente lidhur me sfidat dhe vështirësitë që hasin, si dhe dëshirën për të bashkëpunuar me inkubatorët e inovacionit në forma të ndryshme.


  • Deklaratë për shtyp
  • 4 min për t'u lexuar