RBI: 804 milionë euro fitim i konsoliduar pavarësisht efekteve për shkak të pandemisë së COVID-19
Vjenë,
Pavarësisht kushteve tejet sfiduese të tregut dhe kësaj situate të vazhdueshme me norma të ulëta interesi, Raiffeisen Bank International (RBI) regjistroi një fitim të konsoliduar prej 804 milionë euro. Përveç efekteve të saj të drejtpërdrejta, pandemia shkaktoi po ashtu një rënie të konsiderueshme të normës së interesit dhe zhvlerësime të monedhës në disa nga tregjet kryesore të RBI-së.
"Pandemia e gjeti RBI-në një pozicion të fuqishëm dhe kjo ishte arsyeja pse RBI shënoi një rezultat të kënaqshëm, duke marrë parasysh mjedisin shumë të vështirë", u shpreh Johann Strobl, CEO i RBI.
Ju lutemi gjeni bashkangjitur versionin e plotë të deklaratës për shtyp në format pdf duke klikuar këtu.