Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

“Kujdesemi me zemër”, Raiffeisen Bank realizon 5 projekte në ndihmë të shtresave në nevojë

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”  Nënë Tereza. 

Atmosfera festive e fundvitit shpeshherë nuk ndjehet njësoj për këdo. Ka disa komunitete dhe mjaft familje apo fëmijë të shtesave të margjinalizuara që në këtë periudhë kanë nevojë për më tepër kujtesë, mbështetje dhe vëmendje.

Raiffeisen Bank Shqipëri në këtë fundvit me anë të nismës “Kujdesemi me zemër” angazhohet t’i gjendet pranë familjeve në nevojë, veçanërisht fëmijëve, në vijim të projekteve të Përgjegjësisë Sociale së bankës. 

Gjatë muajit Dhjetor u realizuan plot 5 projekte në dimensione të ndyshme për të bërë të mundur përjetimin e Festave edhe për ato shtresa që janë me pak të favorizuara në shoqëri.  

“Kujdesemi me zemër” ishte në qytetin e Shkodrës duke sjellë magjinë e festave për vogelushët në dy Shtëpitë e Fëmijës së këtij qyteti. Jo vetëm festuam me plot dhurata bashkë me 40 fëmijët e akomoduar në të dy qendrat, por ju siguaruam ngrohjen për sallat e studimit dhe gjumin e qetë me blerjen e dyshekëve të rinj. 

“Kujdesemi me Zemër” mundësoi dhurimin e 250 pakove me ushqime për disa nga familjet më në nevojë në Njësinë Bashkiake nr.1 në Tiranë duke mbështetur njërën prej kauzave më të rëndësishme të Zhvillimit të Qëndrueshëm “Zero Uri” me shpresën që edhe këto familjet të festojnë bukur dhe të kenë tryezën plot në natën e ndërrimit të viteve. 

Teatri me Kukulla “Vajza e luleve” ishte një tjetër iniciative e “Kujdesemi me Zemër” duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek femijët në nevojë në 10 qendra sociale. Kjo shfaqje përveç argëtimit kishte si qëllim edukimin nëpërmjet artit se si fëmijët të kujdesen për natyrën dhe mjedisin, ta ruajnë dhe ta trashëgojnë atë brez pas brezi.

“Kujdesemi me Zemer” iu gjendë pranë fëmijëve në Ukrainë, të cilët janë të privuar për të jetuar magjinë e festave dhe për më tëpër kanë të paplotësuara nëvojat më bazike të jetesës, duke dhuruar nëpërmjet fondacionit të Stepic CEE Charity, me qendër në Vienë. 

Ndërsa, në drejtorinë qendrore nën nismën “Kujdesemi me Zemër”  edhe këtë vit u angazhuan kolegët tanëpër të cilët jemi shumë krenarë, duke dhuruar  veshje dhe lodra për nënat dhe fëmijët në qendrën sociale të Bregut të Lumit në Tiranë. 

Si një 'bankier i përgjegjshëm' objektivi kryesor i bankës, perveç biznesit, është vlera e shtuar afatgjatë që sjell në shoqëri dhe mjedis. Ne jemi këtu për komunitetin në të cilin jemi pjesë dhe do të vazhdojmë të japim shembullin tonë për një të ardhme të qëndrueshme më të mirë jo vetëm sot, por gjithmonë.


  • Deklaratë për shtyp
  • 4 min për t'u lexuar