Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Raiffeisen Bank dhuroi pajisje kompjuterike të gjeneratës së re për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Raiffeisen Invest në vijim të projekteve të vazhdueshme në fushën e inovacionit dhe digjitalizimit dhe në mbështetje të Institucioneve Publike në vend dhuroi pajisje kompjuterike të gjeneratës së re për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Me këtë rast, ditën e sotme u zhvillua një takim falënderues në këtë institucionin midis Ministrit të Drejtësisë z. Ulsi Manja, Drejtorit të Përgjithshëm të Raiffeisen Bank z. Christian Canacaris dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha.

Jemi të lumtur që falë kësaj mbështetje, jo vetëm përmirësohet cilësia e punës në këtë institucion, por ofrohet edhe një shërbim me bashkëkohor për komunitetin.

Ky institucion ka një rëndësi të madhe veçanërisht në pjesën sociale, ku Raiffeisen Bank është mjaft e angazhuar. 

Falë punës së këtij institucioni, me sherbimin me bazë sociale-pedagogjik, ndihmojmë individët e këtyre grupeve përkatëse të ri-integrohen dhe të jenë qytetarë të përgjegjshëm.


  • Deklaratë për shtyp
  • 2 min për t'u lexuar