Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Raiffeisen Invest mbështet rikonstruksionin dhe mobilimin e Pavionit të Pediatrisë në Spitalin Sarandë

Raiffeisen Invest mbështet rikonstruksionin dhe mobilimin e Pavionit të Pediatrisë në Spitalin Sarandë

Një tjetër nisme sociale është finalizuar sot nga Raiffeisen Invest në qytetin e Sarandës, këtë radhë në fushën e shëndetësisë. Në vijim të mbështetjes së projekteve në ndihmë të komunitetit, Raiffeisen Invest ka bërë të mundur rikonstruksionin dhe mobilimin  e pavionit të pediatrisë në spitalin e qytetit.

Falë këtij investimi jo vetëm është facilituar marrja e shërbimit për komunitetin e kësaj zone, por edhe lehtësuar puna e mjekeve në këtë spital.

Gjatë vizitës ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank z. Christian Canacaris, u shpreh:  “Jam shumë i lumtur që jam sot këtu për të parë nga afër investimin që është bërë falë mbështetjes së Raiffeisen Invest në repartin e pediatrisë. Të gjithë e dimë se shëndetësia është një nga fushat që ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, veçanërisht në vitet e fundit. Raiffeisen Bank & Invest ka një histori goxha të gjatë të kontributit të saj në shoqëri, veçanërisht në sektorët me shumë nevojë dhe ku ndikimi i investimit është më i lartë. Shëndeti ka nevojë për vëmendje të përhershme. Ndaj më vjen mirë që falë këtij investimi jo vetëm që është bërë e mundur ofrimi i një shërbimi më të mirë për pacientët, por është lehtësuar edhe puna e mjekëve. Gjej rastin të përgëzoj drejtorin e spitalit Z. Kalcuni dhe gjithë stafin mjekësor për punën e tyre fisnike”.

“Falenderoj z. Canacaris për vizitën e sotme në spitalin tonë dhe për mbështetjen e dhënë me disa investime që janë kryer në institucionin tonë, veçanërisht më i fundit rikonstruksioni dhe mobilimi i pavionit të Pediatrisë. Një pavion i cili është në shërbime të pjesës më vunerabël të shoqërisë, fëmijët të cilët janë gjëja më e rëndësishme dhe e shtrenjtë e prindërve dhe e ardhmja e shoqërisë.  Shëndetësia është një nga fushat, e cila ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme, ndaj në emër të gjithë stafit mjekësor ju shprehim mirënjohjen për kontributin e dhënë, jo vetëm për ti shërbyer më mirë komunitetit, por edhe për lehtësimin e punës së stafit mjekësor dhe atë infermieror. Shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ” u shpreh gjatë fjalës së tij Drejtori i spitalit Sarandë z. Arjan Kalcuni.


  • Deklaratë për shtyp
  • 5 min për t'u lexuar