RBI: Raporti Financiar Gjashtëmujor 2023
Fitimi i konsoliduar prej 1235 miliardë euro
- Fitimi pas taksave nga operacionet e vazhdueshme është i qëndrueshëm.
- Biznesi në Rusi është reduktuar ndjeshëm.
- Janë shënuar rezultate të mira në testin e rezistencës së EBA.
Raiffeisen Bank International (RBI) shënoi një fitim pas tatimit nga operacionet e vazhdueshme prej 1327 miliardë euro në gjashtëmujorin e parë të 2023, duke tejkaluar shifrën për të njëjtën periudhë një vit më parë (1299 miliardë euro) me rreth 2 për qind. Fitimi i konsoliduar arriti në vlerën 1235 miliardë euro, 477 milionë euro më i ulët se një vit më parë. Arsyeja kryesore për këtë rënie është fitimi nga shitja e bankës filial në Bullgari prej 453 milionë eurosh, e cila u njoh në gjysmën e parë të vitit 2022.
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti. RBI ka dëshmuar edhe një herë modelin e saj të qëndrueshëm të biznesit dhe pozicionin e fuqishëm të fitimeve. Jemi veçanërisht krenarë për performancën e kolegëve tanë në Ukrainë. Pavarësisht mjedisit jashtëzakonisht të vështirë dhe provigjionimit shumë konservator të rrezikut, Raiffeisen Bank në Ukrainë, duke përfshirë filialet e saj, gjeneroi një fitim pas tatimit prej 80 milionë euro në gjashtë muajt e parë.”, tha Johann Strobl, CEO i RBI.
Raiffeisen Bank është banka më e madhe private në Ukrainë dhe banka e saj më e madhe e huaj. Sektori i bujqësisë është një nga fushat në fokus të Bankës. “Raiffeisen Bank po bën një punë të jashtëzakonshme që popullsisë së Ukrainës t’i sigurojë një infrastrukturë të qëndrueshme bankare, pavarësisht luftës. Disponueshmëria mesatare e 1460 ATM-ve tona është rreth 97 për qind dhe ajo e 293 degëve tona aktive është 100 për qind,” tha Strobl.
Biznesi në Rusi është reduktuar ndjeshëm.
RBI e ka tkurrur më tej biznesin e saj në Rusi në tremujorin e dytë të 2023. Kontributi i Rusisë në rezultatin operativ të RBI në tremujorin e dytë ishte 35,1 për qind. Në tremujorin e parë të 2023, kontributi ishte 45,1 për qind. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, të ardhurat operative në Rusi shënuan rënie me 270 milionë euro. Duke marrë parasysh efektet negative të kapitalit të vet për shkak të zhvlerësimit të fortë të rublës, të cilat nuk njihen në pasqyrën e të ardhurave, por në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse, kontributi i Rusisë në gjashtëmujorin e parë të vitit shënoi minus 143 milionë euro. “Ne po vijojmë të punojmë me kapacitete të plota në drejtim të dy opsioneve për biznesin tonë në Rusi: shitje dhe shpërndarje e aksioneve të biznesit. Ndërkohë që po punojmë për këto opsione komplekse, rrjedhimisht po vazhdojmë ta reduktojmë edhe më tej biznesin në Rusi. Ky reduktim tashmë reflektohet edhe në rënien e kontributeve të të ardhurave nga Rusia”, shpjegoi Strobl.
Që nga shpërthimi i luftës, Raiffeisen Bank Rusi ka reduktuar vëllimin e saj të kredisë të matur në rubla me 35 për qind. Numri i transaksioneve SWIFT në euro tani është më i ulët se para fillimit të luftës.
Raporti CET1 (i përkohshëm) prej 15,9 për qind
Duke marrë parasysh fitimin e gjashtëmujorit të parë të vitit, raporti CET1 është 15,9 për qind, ku dividendi i propozuar fillimisht për vitin 2022 është reduktuar. Raporti CET1 në rast të shkëputjes së filialit në Rusi pa marrë parasysh kapitalin e saj do të ishte 13,9 për qind, dhe ky rezultat është dukshëm mbi kërkesat minimale rregullatore.
Rezultate të mira në testin e rezistencës së EBA
Qëndrueshmëria e RBI-së u konfirmua edhe në testin më të fundit të rezistencës në mbarë Evropën të kryer nga Autoriteti Bankar Evropian (EBA). Rënia e kapitalit në skenarin negativ shënoi 361 pikë bazë, që ishte nën mesataren e bankave pjesëmarrëse. Kjo është supozuar për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga raporti CET1 prej 16,02 përqind në fund të vitit 2022.
“Ne jemi të kënaqur me rezultatin e testit të rezistencës. Ai tregon themelet e fuqishme të bilancit tonë dhe qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit. Rezultatet gjithashtu konfirmojnë se RBI është po aq e qëndrueshme pa biznesin e saj në Rusi. Rezultati i këtij testi rezistence si dhe pohimet më të fundit të vlerësimit nga Moody's dhe S&P nënvizojnë qëndrueshmërinë e Grupit RBI", komentoi Hannes Mösenbacher, Drejtor i Riskut i RBI.
Përmbledhje
Udhëzimet e mëposhtme i referohen RBI-së me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shifrat përkatëse në kllapa i referohen gjurmës ekzistuese. RBI do të vazhdojë të avancojë me transaksionet e mundshme që si rezultat do të sillnin shitjen ose shpërndarjen e aksioneve të biznesit të Raiffeisen Bank Rusi dhe shkëputjen e saj nga RBI.
Në vitin 2023, të ardhurat neto nga interesi priten të shënojnë nga 3,8 deri në 4,0 miliardë euro (nga 5,3 deri në 5,4 miliardë euro) dhe të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet rreth 1,8 miliardë euro (nga 3.2 deri në 3,4 miliardë euro).
Presim që rritja e kredive për klientët të shënojë rreth 2 për qind (~0 për qind).
Gjithashtu, presim që shpenzimet e përgjithshme administrative të arrijnë rreth 3,1 miliardë euro (rreth 4.0 miliardë euro), duke rezultuar në një raport kosto/të ardhura nga 51 deri në 53 për qind (43 dhe 45 për qind).
Raporti i provigjionimit, përpara përdorimit të masave të mbulimit të rrezikut, pritet të jetë rreth 45 pikë bazë (deri në 60 pikë bazë).
Kthimi i konsoliduar nga kapitali pritet të jetë rreth 10 për qind (rreth 17 për qind) në vitin 2023.
Në fund të vitit 2023, presim një raport CET1 mbi 13,5 përqind* (mbi 16 përqind).
Çdo vendim për dividendët do të bazohet në pozicionin e kapitalit të Grupit me përjashtim të Rusisë.
Objektivat afatmesëm të kthimit të kapitalit dhe të raportit të pagesës janë pezulluar për shkak të pasigurive aktuale në Evropën Lindore.
* Skenari "P/B Zero" i shkëputjes së filialit në Rusi nga Grupi Raiffeisen.
Mund të aksesoni versionin në internet të raportit të gjashtëmujorit të parë në faqen https://qr022023.rbinternational.com, versioni në gjuhën gjermane është i disponueshëm në faqen https://zb022023.rbinternational.com.
* * * * *
RBI i referohet Austrisë, ku është një bankë lider për korporata dhe investime, si dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si treg mëmë. 12 tregje në këtë rajon mbulohen nga filialet e bankës. Për më tepër, Grupi RBI përfshin edhe ofrues të tjerë të shumtë të shërbimeve financiare, për shembull për qiratë financiare (leasing), menaxhimin e aseteve ose Bashkime & Blerje (M&A).
Rreth 45 000 punonjës u shërbejnë 17,8 milionë klientëve në përafërsisht 1600 degë, duke mbuluar kështu pjesën më të madhe të territorit të EQL. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vienës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58,8 përqind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër operojnë të pavarura. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen në Austri, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të lidhura të kreditit.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Ingrid Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.ditz@rbinternational.com) ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)
http://www.rbinternational.com