Skip to main content

Tiranë, 23 tetor 2024: Raiffeisen Bank Shqipëri drejton kredinë sindikale prej 110 milionë euro për financimin e projektit të energjisë së rinovueshme nga Ayen As Energji sha

  • Kredia sindikale prej 110 milionë euro do të mundësojë financimin e tre hidrocentraleve në Shqipëri       
  • Forcimi i infrastrukturës së energjisë së rinovueshme të Shqipërisë përmes financimit strategjik

Raiffeisen Bank është krenare të njoftojë përfundimin me sukses të një kredie sindikale prej 110 milionë eurosh, më e madhja e financuar ekskluzivisht nga bankat vendase që operojnë në Shqipëri. Raiffeisen Bank udhëhoqi procesin e kredisë sindikale, duke u bashkuar edhe me tre banka të tjera, OTP Bank, Intesa SanPaolo Bank dhe Tirana Bank për të mbështetur këtë arritje të rëndësishme.

Kjo kredi konsiston në rifinancimin e një linje ekzistuese kredie fillimisht të lëvruar nga një bankë në Turqi, e cila u përdor për ndërtimin dhe operimin e tre hidrocentraleve (HPP): Peshqesh, Fang dhe Diga & Ura e Fanit—të operuara nga Ayen AS Energji SHA, duke shfrytëzuar rrjedhën e ujit nga lumenjtë Fani i Madh dhe Fani i Vogël në veri të Shqipërisë. Këto janë hidrocentrale të rëndësishme në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme të Shqipërisë, me kapacitet të instaluar prej 110.56 MW. Falë këtij investimi do të sigurohet vazhdimësia e operimit të qëndrueshëm të këtyre hidrocentraleve, të cilat kontribuojnë ndjeshëm në prodhimin e energjisë së rinovueshme në vend.

"Raiffeisen Bank është e nderuar që ka udhëhequr këtë proces I cili konfirmon drejtimin dhe ekspertizën tonë në sektorin financiar. Ne mbetemi të angazhuar për të mbeshtetur projekte të mëdha që nxisin përparimin ekonomik dhe ofrojmë zgjidhje financiare të përshtatura për të përmbushur nevojat e klientëve tanë," tha Elona Mullahi (Koçi), anëtare e Bordit te Korporatave prane Raiffeisen Bank.

Ayen AS Energji SHA komentoi: "Kjo marrëveshje rifinancimi jo vetëm që siguron themelet tona financiare, por gjithashtu përputhet me misionin tonë për të mbrojtur një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për Shqipërinë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Raiffeisen Bank Albania dhe bankave të tjera pjesëmarrëse dhe presim bashkëpunime të tjera në të ardhmen."

Raiffeisen Bank Shqipëri qëndron si një institucion financiar themelor i angazhuar për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen ekonomike. Përmes zgjidhjeve financiare inovative dhe partneriteteve strategjike, Raiffeisen Bank Shqipëri synon të bëjë kontribute të rëndësishme në mirëqenien kombëtare dhe rajonale.

Rreth Ayen AS Energji SHA

E themeluar më 31 maj 2011 nga Ayen Enerji Turkey që ka qenë aktive në Sektorin e Energjisë në më shumë se 30 vjet me një kapacitet prej 500 MW, Ayen AS Energji SHA luan një rol të rëndësishëm në sektorin energjetik të Shqipërisë. Kompania ka një kontratë Build Operate Transfer (BOT) me Ministrinë Shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë, duke dhënë një koncesion 41-vjeçar për ndërtimin dhe funksionimin e hidrocentraleve me një kapacitet total të instaluar prej 110.56 MW. Ky partneritet nënvizon një angazhim afatgjatë për qëndrueshmërinë e energjisë dhe përsosmërinë operacionale.

 


  • Deklaratë për shtyp