Njoftim për shitje barrë siguruese "Linjë e Prodhimit të Alkoolit Etilik"
Raiffeisen Bank SH.A. do të zhvillojë ankandin për shitjen e Barrave Siguruese si më poshtë:
1) “LINJË E PRODHIMIT TE ALKOOLIT ETILIK”
Përshkrimi:
Impianti i prodhimit të alkolit etilik me kapacitet 30T/ditë.Fabrika (Bio Etanolit) është e përbërë nga dy blloqe kryesore prodhimi dhe pajisjet ndihmëse laboratorike : A-Blloku energjitik , B-Blloku teknologjik ,C-Pajisjet Laboratorike.
Ofertat duhet të depozitohen në zarf te mbyllur me përshkrimin "Ofertë Për Blerje Barrë Siguruese", brenda datës 13.09.2024, ora 15:00, në zyrën e protokollit pranë Rruga Tish Daija , Kompleksi Kika II,Tiranë.
Ofertës duhet t'i bashkangjitet LetërNjoftimi / Ekstrakti i QKR (individ / kompani), si dhe pagesa e garancisë prej 50,000 Lekë ne nr. e llog. 990000ALL495201900 pranë RBAL (mospagesa e garancisë skualifikon ofertën)
Çmimi fillestar 400,000 Euro
Nëse jeni të interesuar për “LINJË E PRODHIMIT TË ALKOOLIT ETILIK” të mësipërme, mund të kontaktoni në adresën: prona@raiffeisen.al