Njoftim i Rëndësishëm për Klientët – Kujdes nga Mesazhet Mashtruese (Smishing)
Të dashur klientë,
Duam t’ju njoftojmë se kemi kemi vënë re disa raste tentative mashtrimi përmes SMS-ve, të njohura si "smishing". Disa klientë tanë kanë marrë mesazhe që përdorin emrin e Bankës dhe kërkojnë klikimin mbi linqe të rreme, si raiffeisen-lidhje.com / raiffeisen-lajm.com, duke pretenduar se është e nevojshme riaktivizimi i llogarisë suaj online. Ju lutemi, mos i vizitoni këto linqe dhe mos ndani të dhënat tuaja.Këto mesazhe kanë qëllim të vjedhin informacionin tuaj personal dhe financiar.
Si funksionon smishing?
Mesazhet zakonisht përmbajnë:Lidhje të dyshimta që ju kërkojnë të klikoni për të “konfirmuar” ose “verifikuar” diçka,Kërcënime për mbyllje të llogarisë ose aktivitete të dyshimta,Premtime për shpërblime ose dhurata që nuk ekzistojnë.
Ju lutemi të kini parasysh:
Mesazhet që vijnë nga Banka jonë janë gjithmonë të dërguara nga adresat apo numrat tanë zyrtarë.Ne nuk do t’ju kërkojmë të ndani të dhëna personale përmes SMS apo të klikoni në lidhje të jashtme.
Çfarë duhet të bëni nëse merrni një SMS të tillë?
Mos klikoni në asnjë link nga mesazhe të dyshimta; vendosni gjithmonë manualisht adresën zyrtare të Bankës.
Mos ndani asnjëherë me faqet e dyshimta:
- informacione personale (emer, mbiemer, SSN, nr celular)
- Kode njëpërdorimshe (OTP)
- Të dhënat e kartës suaj bankare
- Kredenciale të hyrjes në e-banking apo aplikacionet mobile
Kontaktoni menjëherë Bankën nëse dyshoni për ndonjë komunikim të pazakontë në numrin 042 381 381 ose ne adresën info@raiffesien.al
Kujdes!
Smishing është një nga format më të përhapura të mashtrimeve kibernetike.
Qëllimi është të marrin akses në të dhënat tuaja ose të komprometojnë llogaritë dhe sistemet financiare.
Mbrojtja fillon nga ndërgjegjësimi – qëndroni vigjilentë dhe mos besoni asnjë mesazh që kërkon veprime urgjente.
Për çdo paqartësi ose raportim të rasteve të tilla, mos hezitoni të na kontaktoni në kanalet zyrtare.
Siguria juaj është prioriteti ynë.