z. Christian Canacaris zgjidhet anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave
Me kënaqësi njoftojmë se z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i bankës sonë, është zgjedhur si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave!
Me një përvojë të pasur bankare ndërkombëtare dhe kontribut prej më shumë se 20 vjetësh në sektorin bankar shqiptar, z. Canacaris ka treguar vazhdimisht angazhim për zhvillimin dhe stabilitetin e këtij sektori kyç në vendin tonë.
Tiranë, 22 dhjetor 2025
Në rolin e tij të ri si anëtar i këtij bordi, z. Canacaris do të mbështesë zhvillimin, stabilitetin dhe efikasitetin e sektorit bankar shqiptar, duke promovuar standardet më të larta dhe harmonizimin e legjislacionit me normat e Bashkimit Evropian. Ekspertiza e tij e zgjeruar dhe vizioni do të jenë thelbësore për përfaqësimin e interesave të përbashkëta dhe për krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe efikas ekonomik për të gjithë aktorët e tregut.