Skip to main content

Ftesë për bashkëpunim

Raiffeisen Bank kërkon mundësi bashkëpunimi me shoqëri të profilizuara për punime ndërtimore,  në gjendje të kryejë mirëmbajtje të degëve, agjensive dhe zyrave qendrore në gjithë Shqipërinë, si dhe projekte më të mëdha si rikonstruksion dege të pjesshëm apo të plotë.

Përvec dy godinave të Drejtorisë Qëndrore në Tiranë, Raiffeisen Bank ka një rrjet prej 74 degësh të shtrira në të gjithë territorin e vendit. Nje listë të saktë të degëve do ta gjeni në faqen zyrtare www.raiffeisen.al

Ndërhyrjet për mirëmbajtje në ambjentet dhe fasadat e degëve janë të shpeshta gjatë vitit dhe kërkohet të kontraktohet një sipermarrës i cili do t‘i përgjigjet në kohë standartit dhe cilësisë së kerkuar për cdo projekt apo kërkesë.

Brenda të njejtës kontratë, projektet e rikonstruksionit trajtohen rast pas rasti në varësi të madhësisë dhe natyrës së projektit.

Procesi i tenderit do të zhvillohet nëpërmjet sistemit on line të prokurimit https://procurement.rbinternational.com.

Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë të dhënat e mëposhtme në adresën e email-it procurement.department@raiffeisen.al

1.     Emrin e saktë të kompanisë 

2.     NIPT

3.     Prezantim/CV të kompanisë    

4.     Emër Mbiemër të personit të kontaktit

5.     Adresë e saktë email-i

6.     Numër kontakti Afati i fundit për shprehjen e interesit është data 24.02.2025.

Për informacione të mëtjeshme ju lutem dërgoni një email në adresën: procurement.department@raiffeisen.al 

  • Prokurime
  • 3 min lexim