Skip to main content

Zjarr në godinën ngjitur – të gjithë punonjësit jashtë rrezikut

Dëshirojmë të informojmë publikun se sot rreth orës 11:00, ka rënë zjarr në një godinë ngjitur me ambientet e Raiffeisen Bank.

Brenda pak minutash nga identifikimi i situatës është aktivizuar plani i emergjencës dhe të gjithë punonjësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe janë jashtë çdo rreziku.

U shprehim mirënjohjen punonjësve tanë për maturinë dhe reagimin e shpejtë, gjithashtu falënderojmë zjarrfikësit për ndërhyrjen në kohë.

Incidenti shkaktoi vetëm dëme materiale që nuk impaktojnë mbarëvajtjen e operacioneve bankare.

Institucionet përkatëse po punojnë për të adresuar shkakun e zjarrit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. 

  • Njoftim