Skip to main content
press

Deklaratë për media

Tiranë, 15 Tetor, 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Tiranë, përfshirë dëmtimet e shkaktuara ndaj disa prej degëve dhe bankomateve të saj.

Banka respekton të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë. Njëkohësisht, siguria publike, mbrojtja e njerëzve dhe e pronës, si dhe respektimi i ligjit, mbeten të rëndësishme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe funksionimin normal të shërbimeve.

Siguria e punonjësve dhe e klientëve mbetet përparësi për Raiffeisen Bank Shqipëri. Banka po ndjek situatën dhe po vlerëson ndikimin e zhvillimeve të fundit në aktivitetin e degëve dhe ofrimin e shërbimeve bankare.

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerëson rëndësinë e angazhimit të institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë publike dhe mbrojtjen e njerëzve dhe pronës, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

Banka do të vijojë të informojë klientët për çdo zhvillim që lidhet me ofrimin e shërbimeve të saj, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Raiffeisen Bank Shqipëri