NJOFTIM Ftesë për mundësi bashkëpunimi
Raiffeisen Bank Shqipëri fton kompanitë e specializuara në furnizimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimeve periodike për gjeneratorë dhe UPS, të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në procesin e tenderimit që do të zhvillohet për nevojat e rrjetittë degëve dhe zyrave qendrore të Bankës.
Procesi i tenderit do të zhvillohet nëpërmjet sistemit online të prokurimit të Bankës
Kompanitë e interesuara të dërgojnë informacionin e mëposhtëm në adresën e email-it procurement.department@raiffeisen.al:
- Emrin e plotë të kompanisë;
- NIPT;
- Prezantim të kompanisë (historiku, eksperienca, aktiviteti, shërbimet dhe referencat kryesore);
- Emrin dhe mbiemrin e personit të kontaktit;
- Adresën e email-it të kontaktit;
- Numrin e telefonit.
Afati i fundit për shprehjen e interesit është data 20 Nëntor 2026.
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në adresën: procurement.department@raiffeisen.al.