Njoftim zyrtar
Në një nga degët e Raiffeisen Bank Shqipëri, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, është regjistruar një grabitje, për të cilin janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente. Theksojmë që nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë.
Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor.
Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente.