Skip to main content

Raiffeisen Bank Shqipëri rinovon partneritetin me Albanian Development Guarantee Foundation për të zgjeruar mbështetjen financiare të bizneseve shqiptare

  • Rinovimi i marrëveshjes në kuadër të EU KfW Western Balkans Guarantee Facility vijon mbështetjen për ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri
  • Instrumenti i garancisë synon të lehtësojë aksesin në financim, duke nxitur investimet, inovacionin dhe rritjen e qëndrueshme të bizneseve shqiptare

Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF) kanë rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të EU KfW Western Balkans Guarantee Facility, duke vijuar angazhimin e përbashkët për të lehtësuar aksesin në financim dhe për të mbështetur rritjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Shqipëri.

Rinovimi i kësaj marrëveshjeje riafirmon partneritetin e konsoliduar ndërmjet dy institucioneve dhe synon të krijojë më shumë mundësi për bizneset shqiptare që kërkojnë të investojnë në zhvillimin e aktivitetit të tyre, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Përmes këtij instrumenti garancie, bizneset do të kenë mundësi të përfitojnë financim me kushte më të favorshme, duke reduktuar barrierat që lidhen me kërkesat për kolateral dhe duke lehtësuar realizimin e projekteve të investimit. Mbështetja do të fokusohet në financimin e sipërmarrjeve që synojnë modernizimin e proceseve, adoptimin e teknologjive të reja, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme përbëjnë një komponent thelbësor të ekonomisë shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në punësim, inovacion dhe zhvillimin e sektorit privat. Në një periudhë ku ekonomia shqiptare po përballet me nevojën për më shumë investime, rritje të produktivitetit dhe integrim më të madh në tregjet europiane, aksesi në financim mbetet një faktor kyç për fuqizimin e NVM-ve dhe rritjen e qëndrueshme.Ky rinovim i marrëveshjes synon të vijojë këtë ndikim pozitiv duke u dhënë më shumë bizneseve mundësinë për të realizuar planet e tyre të zhvillimit dhe për të kontribuar në një ekonomi më dinamike dhe konkurruese.

Gjatë ceremonisë së rinovimit të kësaj marrëveshje z.Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank Shqipëri, u shpreh: “Një ekonomi e fortë ndërtohet mbi biznese të forta. Në Raiffeisen Bank Shqipëri besojmë se mbështetja e NVM-ve është një nga mënyrat më të rëndësishme për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.Rinovimi i partneritetit tonë me Albanian Development Guarantee Foundation është dëshmi e besimit dhe bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve tona. Përmes këtij instrumenti garancie, ne vijojmë të zgjerojmë mundësitë e financimit për ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme, duke i ndihmuar ato të investojnë, të rriten dhe të bëhen më konkurruese.Kur bizneset kanë akses në financimin e duhur, ato krijojnë vende të reja pune, investojnë në inovacion, përmirësojnë produktivitetin dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin afatgjatë të ekonomisë shqiptare.

Në Raiffeisen Bank Shqipëri jemi të angazhuar të jemi më shumë se një institucion financiar, te jemi partner afatgjatë i bizneseve dhe i zhvillimit ekonomik të vendit.”Znj. Gertjana Drita, Drejtore Ekzekutive e Albanian Development Guarantee Foundation, u shpreh: “Rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Raiffeisen Bank Shqipëri përfaqëson një hap të rëndësishëm në vijimin e mbështetjes për ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri.

Përmes instrumenteve të garancisë, ne synojmë të reduktojmë barrierat që bizneset hasin në aksesin në financim dhe të krijojmë më shumë mundësi që sipërmarrësit të investojnë në zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Bashkëpunimi me institucionet financiare partnere, si Raiffeisen Bank Shqipëri, është thelbësor për të kthyer mundësitë financiare në rezultate konkrete për bizneset shqiptare, duke nxitur investimet, punësimin dhe rritjen e qëndrueshme të sektorit privat.”

Partneriteti ndërmjet Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Albanian Development Guarantee Foundation përfaqëson një angazhim të përbashkët për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat dhe për të krijuar një mjedis më të favorshëm për investime.Duke kombinuar ekspertizën financiare të bankës me instrumentet e garancisë të ofruara përmes këtij programi, më shumë biznese shqiptare do të kenë mundësi të realizojnë projektet e tyre të rritjes, të investojnë në të ardhmen dhe të kontribuojnë në një ekonomi më inovative dhe më të qëndrueshme.Si një nga institucionet financiare lider në vend, Raiffeisen Bank Shqipëri vijon të luajë një rol aktiv në financimin e ekonomisë shqiptare, duke mbështetur sipërmarrjen, investimet dhe transformimin e bizneseve. Përmes partneriteteve strategjike si ky, banka riafirmon angazhimin e saj afatgjatë për të qenë partneri financiar i besuar i bizneseve shqiptare.