Raiffeisen Bank Shqipëri fiton dy çmime ndërkombëtare për përkushtimin ndaj të rinjve dhe Gen Z
Angazhimi i Raiffeisen Bank Shqipëri për të mbështetur brezin e ri është vlerësuar në Global Banking & Finance Awards® 2026 me dy çmime prestigjioze, duke njohur punën e vazhdueshme të bankës për krijimin e shërbimeve dhe iniciativave tëdedikuara për të rinjtë, studentët dhe Gen Z.
Raiffeisen Bank Shqipëri u shpall fituese në kategoritë:
- Best Bank for Youth & Students Albania 2026
- Best Bank for Gen Z Albania 2026
Këto çmime reflektojnë përkushtimin e bankës për të ndërtuar një ekosistem të plotë produktesh, shërbimesh dhe iniciativash që i përgjigjen nevojave të brezit të ri. Ky angazhim shkon përtej bankingut tradicional, përmes zgjidhjeve inovative, përvojave digjitale, programeve të edukimit financiar, partneriteteve me institucionet arsimore, iniciativave me ndikim në komunitet dhe një eksperience bankare të krijuar posaçërisht për të rinjtë.
Në qendër të këtij ekosistemi qëndron Raiffeisen Youth, platforma e dedikuar për të rinjtë, e cila ofron në një platformë të vetme zgjidhje bankare, përfitime dhe shërbime të përshtatura me mënyrën e tyre të jetesës.
"Të rinjtë na frymëzojnë të mendojmë ndryshe, të sfidojmë veten dhe të krijojmë më shumë mundësi për brezin e ri. Për ne, suksesi matet me besimin që fitojmë çdo ditë nga të rinjtë që na zgjedhin dhe na japin mundësinë të jemi pjesë e rrugëtimit të tyre. Ky vlerësim na bën krenarë, sepse tregon se po krijojmë vlerë reale për ta. Falënderojmë çdo të ri që na beson dhe na motivon të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të ndërtojmë zgjidhje që i shërbejnë të ardhmes së tyre," u shpreh Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank Shqipëri.
Raiffeisen Bank Shqipëri do të vijojë të investojë në zgjidhje dhe eksperienca të reja, të përshtatura me nevojat dhe mënyrën e jetesës së brezit të ri, duke sjellë më shumë vlerë për të rinjtë.