Skip to main content
press

Ftesë për Shprehje Interesi – Prodhimin, furnizimin, transportin dhe instalimin e mobiljeve për degët dhe zyrat e Raiffeisen Bank Albania

Raiffeisen Bank Albania fton kompanitë e specializuara në prodhimin, furnizimin, transportin dhe instalimin e mobiljeve për ambiente zyrash dhe degë bankare të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në procesin e tenderimit.

Procesi i tenderit do të zhvillohet përmes sistemit të prokurimit online.

Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në adresën e email-it: procurement.department@raiffeisen.al

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Emri i saktë i kompanisë
  • NIPT
  • Prezantim/CV i kompanisë (historiku, eksperienca, shërbimet, referencat)
  • Emri dhe mbiemri i personit të kontaktit
  • Adresa e saktë e email-it
  • Numri i kontaktit

Afati i fundit për shprehjen e interesit: 28 Gusht 2026