Skip to main content

Ftesë për Shprehje Interesi – Rinovim i vetratës gjysmë-strukturale dhe zëvendësim i dritareve në fasadën e ndërtesës së Zyrave Qendrore në Rrugën e Kavajës

Raiffeisen Bank fton kompanitë e specializuara në rikonstruksionin e fasadave me vetrata, me eksperiencë të provuar në këtë fushë, të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në procesin e tenderimit.

Procesi i tenderit do të zhvillohet përmes sistemit të prokurimit online: https://procurement.rbinternational.com

Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në adresën e email-it: procurement.department@raiffeisen.al

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Emri i plotë ligjor i kompanisë
  • NIPT-i
  • Prezantim/CV i kompanisë (historiku, eksperienca, shërbimet e ofruara, referencat)
  • Emri dhe mbiemri i personit të kontaktit
  • Adresa e saktë e email-it
  • Numri i kontaktit

Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit: 25 Qershor 2026

Për çdo informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në: procurement.department@raiffeisen.al