Raiffeisen Bank Shqipëri ofron pagesa të menjëhershme vendase në lekë dhe euro, 24/7
- Transfertat vendase përfundojnë brenda 10 sekondash, për shuma deri në 500,000 lekë ose 5,000 euro për transaksion
- Shërbimi është i disponueshëm për klientët individë dhe për bizneset
Raiffeisen Bank Shqipëri ka bërë të disponueshëm shërbimin e pagesave të menjëhershme (Instant Payments), duke u mundësuar klientëve individë dhe bizneseve të kryejnë transferta vendase në lekë dhe euro, në çdo kohë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.
Prej datës 23 nëntor 2026, transferimi i fondeve drejt bankave pjesëmarrëse në sistemin kombëtar të pagesave të menjëhershme IPSA mundësohet përmes platformave digjitale për klientët individë dhe për klientët e biznesit.
Transaksionet që plotësojnë kriteret për t'u procesuar si pagesa të menjëhershme ekzekutohen brenda një kohe maksimale prej 10 sekondash nga pranimi i tyre në sistem. Shërbimi mbulon pagesa deri në 500,000 lekë ose 5,000 euro për transaksion, në varësi të kritereve përkatëse. Transfertat procesohen në të njëjtën monedhë në të cilën janë urdhëruar.
Një nga veçoritë e shërbimit është integrimi në procesin ekzistues të kryerjes së pagesave. Klientët individë vijojnë të përdorin funksionalitetin e zakonshëm të transfertave vendase (Domestic) në RAI YOUTH pa pasur nevojë të ndjekin një procedurë të veçantë apo të përzgjedhin manualisht shërbimin Instant. Sistemi identifikon automatikisht transaksionet që përmbushin kriteret përkatëse dhe i proceson ato si pagesa të menjëhershme.
Për klientët e biznesit, funksionaliteti është integruar në rrjedhën ekzistuese të pagesave vendase në Raiffeisen ON Business, si për transfertat individuale, ashtu edhe për paketat e pagesave. Përpara autorizimit, përdoruesit mund të identifikojnë nëse një transaksion do të procesohet si Instant, ndërsa pas dërgimit mund të ndjekin statusin e tij përmes seksionit “Pagesat e kryera”.
Procesi ofron gjithashtu transparencë mbi rezultatin e transaksionit, i cili mund të konfirmohet si i kryer ose të refuzohet, në varësi të kontrolleve të kryera dhe përgjigjes së bankës përfituese.
Përmes këtij shërbimi, Raiffeisen Bank Shqipëri vijon të zgjerojë funksionalitetet e saj digjitale, duke ofruar një përvojë më të shpejtë dhe më të thjeshtë në kryerjen e pagesave vendase. Mundësia e transferimit të fondeve në kohë reale u jep klientëve më shumë fleksibilitet në administrimin e financave të tyre dhe bizneseve mundësinë të përfitojnë më shpejt nga fondet e marra.
Ky zhvillim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Raiffeisen Bank Shqipëri për të përmirësuar shërbimet bankare përmes teknologjisë dhe për t'iu përgjigjur nevojave gjithnjë në ndryshim të klientëve.