Skip to main content
prona

Kullotë, Virua

  • Lloji i pasurisë: Kullotë
  • Numri i pasurisë: 310/3
  • Zona kadastrale: Gerhot, Virua
  • Vendndodhja: Virua, Gjirokastër
  • Sipërfaqja totale: 10,000 m²
  • Çmimi i shitjes: 2,640,000 Lekë
  • Me vërtetim pronësie
  • SHITET

Detaje

SHITET

2,640,000 Lek

10,000 m²

Përshkrimi

Prona ndodhet në anën veriperëndimore të qendrës së qytetit të Gjirokastrës, rreth 2.4 km larg, në zonën e fshatit Gerhot. Ajo pozicionohet në krahun e majtë të autostradës Tepelenë-Gjirokastër (krahu perëndimor), në një distancë prej rreth 800 m nga rruga. Prona ndodhet në anën jugore të liqenit të Viroit, rreth 250 m larg, e vendosur në zonë kodrinore, dhe rreth 900 m nga ura mbi liqenin e Viroit (segment i rrugës nacionale). Zona ku bën pjesë prona është pjesë e Parkut të Viroit. Përbën një zonë me karakter blegtorial dhe bujqësor, si dhe zonë rekreative, kryesisht me parcela toke/kullota në rreze të kodrinave përreth liqenit. Zona është fare pak e prekur nga ndërtimet; ndërtesat e vetme janë objektet e bar-restoranteve përreth liqenit të Viroit. Aktiviteti ekonomik në zonë është i përqendruar përgjatë rrugës nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ku spikasin objekte si karburante, bar-restorante të vegjël, reparte pune dhe kapanone/magazina të ndryshme.

Objekti

Keni ndonjë pyetje?