SHITET Magazinë në rrugë kryesore në Gjirokastër
- Lloji i pasurisë: Truall dhe Ndertese
- Numri i pasurisë: 189/2
- Zona Kadastrale: 8541
- Vendndodhja: Gerhot, Gjirokaster
- Sipërfaqja totale: Truall 5,000 m2 dhe Ndertese 2,825 m2
- Dokumentacioni: Pajisur me Certifikatë Pronësie
Përshkrimi
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 40,165,000 Lekë në 38,156,750 Lekë
Prona ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, në anën lindore të rrugës nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në pjesën që shtrihet ndërmjet pikës turistike të Viroit në veriperëndim dhe shëtitores “18 Shtatori” në jugperëndim, në distancë respektive nga secila prej rreth 700 m dhe 2 km. Ajo shtrihet në buzë të rrugës nacionale, me ballin dhe komunikim direkt me të.
Zona përreth pronës ka përdorim miks, me objekte të karakterit të biznesit, objekte administrative shtetërore, si komanda e divizionit, si dhe ato çlodhëse e rekreative, si pika turistike e Viroit. Prona është e llojit truall dhe ndërtese, me sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar 5000 m², nga të cilat 2825 m² janë ndërtese.
Fabrika
Ndërtesa është 1-katëshe, e tipit kapanon industrial, realizuar me kolona dhe trarë metalikë, me mure betoni në lartësi deri në 0.5 m, të kombinuara me llamarinë të valëzuar. Mbulesa është kapriate metalike dhe panele me llamarinë të valëzuar, me çarje për ndriçim. Ndërtesa ka lartësi kati deri në 8 m, të përshtatshme për destinacionin që ka. Brenda saj ndodhen disa makineri për përpunimin e drurit, që kanë shërbyer dikur kur prona ka qenë në shfrytëzim.
Godina e Administratës
Ajo është e pozicionuar në veriperëndim të truallit, ngjitur me njërën nga portat hyrëse në pronë.Është ndërtim 1-2 katësh, me formë të germës “L” në plan dhe dimensione mesatare të brinjëve 11 m x 10 m, realizuar me kolona betoni armatosur dhe mbushur me tulla, mbuluar me çati me tjerë. Kjo ndërtesë është e përbërë nga dy pjesë:
Pjesa 1-katëshe, në të cilën ndodhet zyra e financës me sipërfaqe rreth 26 m²
Pjesa 2-katëshe, ku në katin e parë ndodhet ambienti i ekspozitës dhe në katin e dytë zyra e administratorit me sipërfaqe rreth 54 m². Komunikimi me katin e dytë realizohet nëpërmjet shkallësh metalike të jashtme, të pozicionuara ndërmjet kësaj ndërtese dhe asaj të fabrikës.
Rifiniturat e brendshme:
Ato të zyrave janë shumë të mira, të përshtatshme për destinacionin që ka prona: dyshemeja është e shtruar me pllaka gres, muret janë të suvatuar, dritaret dhe dyert janë duralumin.
Furnizimi me ujë realizohet nëpërmjet një pusi të hapur nga klienti. Furnizimi me energji elektrike realizohet nëpërmjet një kabine 6 kV të ndërtuar gjithashtu nga vetë pronari.
Disa nga avantazhet e pronës janë:
Vendodhje e përshtatshme, në përputhje me destinacionin që ka prona;Pozicionim atraktiv, komunikim shumë i mirë me rrugë, dalje direkte në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër; Ballë i mirë me rrugë, dukshmëri në distancë; Territor i sistemuar dhe i pajisur me infrastrukturë; Organizim funksional, ndërtesa bashkëkohore. Në këtë pronë ndodhet edhe një linjë teknologjike për prodhimin e melaminës që shitet, për të cilën mirëpresim oferta. Për info rreth kësaj linje mund të na kontaktoni.