SHITET Ndërtesë 2-kt me truall
- Lloji i pasurisë: Ndërtese 2-kt me truall
- Numri i pasurisë: 43/5/1
- Zona kadastrale: 1042
- Vendndodhja: Arrameras, Krujë
- Sipërfaqja totale: 200 m² truall, nga të cilat 99 m² ndërtese
- Çmimi i shitjes: 768,000 lekë
- Me certifikatë pronësie
Detaje
Statusi SHITET
VLERA 768,000 Lek
Sipërfaqja 200 m² truall, nga të cilat 99 m² ndërtese
Përshkrimi
Prona është një shtëpi banimi 2-katëshe me truall, me formë të rregullt katërkëndore, e cila shtrihet në një terren të sheshtë fushor. Ka komunikim të mirë me rrugë publike që shtrihet në lindje të pronës, nëpërmjet një rrugice hyrëse. Hyrja në pronë realizohet nga lindja përmes një porte me profile metalike masive, me hapje për këmbësorë dhe makina (hapje scorrevole). Prona është e rrethuar në të gjitha drejtimet me mur me blloqe betoni të pasuvatuar, me lartësi rreth 2.5 m. Oborri është pjesërisht i shtruar me çakëll dhe pjesa tjetër e mbjellë me pemë dekorative dhe gjelbërim. Shtëpia ka konstruksion me kollona betoni armë e kombinuar me mure tullë të lehtësuar, nën mbulesë me soletë të thyer të mbuluar me tjegulla italiane. Fasada e katit përdhe është e suvatuar dhe e lyer, pjesa tjetër e pasuvatuar. Kati përdhe përdoret për banim, hyrja realizohet nga ana lindore përmes disa shkallëve të jashtme dhe verandës së shtruar me pllaka gresi, me parapet muri të kombinuar me profile alumini. Dritaret janë me profil duralumini. Porta hyrëse është druri e sigurtë. Dyshemeja është e shtruar me pllaka grei. Muret anësore janë të suvatuara dhe të lyera. Kati parë aksesohet me shkallë të brendshme dhe është i paplotësuar me rifinitura të brendshme.
FOTOGRAFI Objekti