Skip to main content
prona ne shitje

Ndërtesë 2-katësh me truall

  • Lloji i pasurisë: Ndërtesë 2-katësh me truall
  • Numri i pasurisë: 43/5/1
  • Zona kadastrale: 1042
  • Vendndodhja: Arrameras, Krujë
  • Sipërfaqja totale: 200 m² truall, nga të cilat 99 m² ndërtesë
  • Çmimi i shitjes: 768,000 Lekë
  • Me certifikatë pronësie
  • SHITET

Detaje

SHITET

768,000 Lekë

200 m² truall, nga të cilat 99 m² ndërtesë

Përshkrimi

Prona është një shtëpi banimi 2-katëshe me truall, me formë të rregullt katërkëndore e cila shtrihet në një terren të sheshtë fushor. Prona ka komunikim të mirë me rrugë publike e cila shtrihet në lindje të pronës nëpërmjet një rrugice hyrëse që kalon në lindje të saj. Hyrja në pronë realizohet nga lindja nëpërmjet një porte me profile metalike masive, me hapje si për këmbësore ashtu dhe pë hyrje për makina me hapje scorrevole. Prona është e rrethuar më të gjitha drejtimet me mur me blloqe betoni të pasuvatuar, me lartësi rreth 2.5 m.Oborri eshte pjesërisht i shtruar me çakëll dhe pjesa tjetër është e mbjellë me pemë dekorative dhe gjelbërim. Shtëpia ka konstruksion me kollona beton arme e kombinuar me mure tullë të lehtësuar, nën një mbulesë me soletë të thyer të mbuluar me tjegulla italiane. Fasada e katit përdhe është e suvatuar dhe e lyer, kurse pjesa tjetër është e pasuvatuar. Kati përdhe përdoret për banim. Hyrja në të realizohet nga ana lindore e saj direkt nga oborri, nëpërmjet disa shkallëve të jashtme dhe verandes para saj të shtruar me pllaka gresi dhe ka parapet muri të kombinuar me profile alumini. Dritaret janë profil duralumini. Porta hyrëse është druri e sigurtë. Dyshemeja është e shtruar me pllaka grei. Muret anësore janë të suvatuara dhe të lyera. Kati parë aksesohet përmes shkallëve të brendshme që lidhin këtë kat me katin përdhe. Ky kat eshte i paplotësuar me rifinitura të brendshme. 

Objekti

Keni ndonjë pyetje?