Skip to main content

Truall dhe Ndërtesë (Ish pikë karburanti)

  • Lloji i pasurisë: Truall dhe Ndërtese (ish pikë karburanti)
  • Numri i pasurisë: 490
  • Zona Kadastrale: 1527
  • Vendndodhja: Dragostunjë, Librazhd
  • Sipërfaqja totale: Truall 650 m², prej të cilave 200 m² ndërtese
  • Çmimi i shitjes: 6,000,000 Lekë
  • Me Certifikatë Pronësie
  • SHITET

Detaje

SHITET

6,000,000 Lek

Truall 650 m², prej të cilave 200 m² ndërtese

Përshkrimi

Prona ndodhet në një largësi prej 1.5 km në lindje të qendrës së qytetit të Librazhdit. Ajo është e pozicionuar në veri të rrugës nacionale Librazhd-Prrenjas, në anën juglindore të rrugës për në fshatin Dragostunjë. Prona ndodhet në kryqëzim të këtyre rrugëve, me pamje të hapur dhe komunikim të drejtpërdrejtë me rrugën nacionale. Zona përreth, si rrjedhojë e zhvillimeve ekonomike dhe demografike në 10-15 vitet e fundit, ka pësuar zhvillime përgjatë rrugës nacionale, në të dy krahët e saj, me objekte të aspektit të biznesit, megjithëse këto janë sporadike dhe të kufizuara kryesisht në bare-restorante të vegjël, pika karburanti, servise/lavazhe. Prona ka pozicion të favorshëm në zonë, në lidhje me destinacionin dhe shërbimin që ajo ofron.  Prona kufizohet nga veriperëndimi me rrugën për në fshatin Dragostunjë, më pas me një godinë njëkatëshe; në veri dhe verilindje kufizohet me parcelë toke, kurse në jug kalon rruga nacionale Librazhd-Prrenjas. Përballë pronës, në krahun tjetër të rrugës nacionale, fare pranë saj, në një distancë rreth 50 m në vijë ajrore, kalon lumi Shkumbin.  Prona është e llojit truall dhe ndërtese me destinacion pikë karburanti, së bashku me ndërtimet e zhvilluara mbi të, me sipërfaqe respektive të regjistruara: trualli 650 m² dhe ndërtesa 200 m². Pika e karburantit aktualisht nuk është në gjendje shfrytëzimi.

Objekti

Keni ndonjë pyetje?