Truall dhe Ndërtesë 60/35
- Lloji i pasurisë: Arë
- Numri i pasurisë: 60/35
- Zona Kadastrale: 2596
- Vendndodhja: Marikaj, Tiranë
- Sipërfaqja totale: 4,560 m², nga të cilat 468 m² ndërtesë.
- Dokumentacioni: Pajisur me çertifikatë pronësie
Detaje
Statusi SHITET
VLERA 19,680,000 Lek
Sipërfaqja 4,560 m² + 468 m² ndërtesë
Përshkrimi
Truall + Ndërtesë me numër pasurie 60/35, Zona Kadastrale 2596, me sipërfaqe totale 4,560 m², nga të cilat 468 m² ndërtesë. Prona ndodhet në Marikaj, buzë superstradës Tiranë-Durrës, me shtrirje deri në afërsi të shinave të trenit, në pjesën perëndimore. Prona shtrihet në krahun e djathtë të superstradës Tiranë-Durrës (krahu verior i saj), në distancë rreth 2.5 km në perëndim të nënkalimit të superstradës, i cili lidh dy senset e kalimit të saj, si dhe rrugën sekondare. Prona bën pjesë në një zonë me karakteristika kryesisht industriale dhe biznesi, me ndërtime e zhvillime aktivitetesh të këtij lloji. Ajo ka pozicionim shumë të mirë në zonë, ballë të gjerë dhe të hapur nga autostrada Tiranë-Durrës, me komunikim të drejtëpërdrejtë me të, sipërfaqe të bollshme dhe formë të rregullt.
FOTOGRAFI Objekti