RaiConnect nëpërmjet platformës Premium Direct

Çfarë është RaiConnect?

Unik për tregun tonë, RaiConnect është një mënyrë e re dhe e sigurt komunikimi on-line. Tashmë, klientët tanë mund të:

  • bisedojnë, shkëmbejnë dokumente, realizojnë thirrje/takime me video me punonjësin e bankës, duke realizuar kështu një komunikim interaktiv.
  • Po ashtu, përmes RaiConnect, ju do të mund të merrni këshilla mbi planet dhe investimet tuaja financiare.

Mënyrat e përdorimit të RaiConnect

RaiConnect do të përdoret për të këshilluar klientët mbi produktet dhe shërbimet e Raiffeisen Bank si dhe do të mundësojë një zgjedhje të mirë bazuar në nevojat tuaja. E gjithë kjo bëhet me rehati nga shtëpia ose zyra juaj.

Po ashtu, duke pasur parasysh që komunikimi do të bëhet në një kanal të mbyllur dhe të personalizuar për secilin klient, ju do të jeni në gjendje të riktheheni në çdo kohë dhe të vazhdoni diskutimet. Të gjithë dokumentet që keni ngarkuar dhe redaktuar, do të qëndrojnë në llogarinë tuaj derisa të vendosni t'i fshini ose zhvendosni ato nëpër dosje.

Mënyrat e aksesimit të RaiConnect

Aktualisht RaiConnect, për klientët Premium, operon me ftesa. Këshilltari juaj i bankës do ta krijojë atë për ju duke ju dërguar një ftesë me një lidhje unike përmes së cilës mund të regjistroheni dhe aktivizoni RaiConnect.

Për këtë qëllim, nëse jeni klient i Raiffeisen Bank Premium, kontaktoni këshilltarin tuaj në bankë dhe kërkoni të hapni një llogari RaiConnect.

Pas paraqitjes së kërkesës, ju do të kontaktoheni nga stafi i Bankës për të marrë më shumë informacion në lidhje me shërbimin.

Zbulo më shumë

Apliko RaiConnect

Shkarko për IOS

Shkarko për Android

Vazhdo ne WEB