Bankieri Online
Një hap i ri në shërbimet bankare
Bankieri Online ofron për klientët Premium mundësinë për të kryer çdo lloj shërbimi dhe për të aplikuar për produkte bankare pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në degë.
Pse të zgjidhni Bankierin Online?
Komunikim i shpejtë me bankierin brënda pak minutash.
Hyni në Raiffeisen On, klikoni ikonën “Bankieri Online” dhe filloni komunikimin me bankierin tuaj përmes:
- Chat-it
- Telefonatës audio
- Video telefonatës
Gjithashtu ju mund të firmosni në mënyrë elektronike
Aplikim me asistencë njerëzore
Aplikoni për produkte të ndryshme bankare dhe merrni informacion mbi ofertat brenda orarit zyrtar deri në orën
15:30. Bankieri Online do t’ju përgjigjet brenda pak minutash për t’ju ofruar asistencë profesionale në të gjitha aplikimet.
100% Online
Të gjitha proceset zhvillohen plotësisht online, duke evituar radhën e pritjes. Kryeni veprimet tuaja bankare nga rehatia e shtëpisë ose zyrës, duke firmosur në mënyrë elektronike.
Siguri dhe privatësi
Mbrojtja e informacionit dhe të dhënave tuaja është prioriteti ynë. Bisedat janë të enkriptuara E2E, duke garantuar siguri gjatë çdo ndërveprimi.
Produktet që ofrohen nëpërmjet shërbimit Bankieri Online
Kredi të Siguruara
- Kredi për blerje shtëpie
- Kredi konsumatore me hipotekë
- Kredi personale e siguruar me depozitë
Kredi të Pasiguruar
- Kredi personale
- Kredi Kufi (Overdraft)
Fond investimi
Plan Pensioni
Kartë Krediti
Fillo tani!
Hyni në Raiffeisen On dhe klikoni ikonën "Bankieri Online" për të shijuar përfitimet e këtij shërbimi tërësisht online.