Njoftim për klientët! Shtyrja e kësteve të kredisë
Të nderuar klientë,
Duke ju uruar shëndet dhe kurajo ju dhe familjeve tuaja gjatë përballimit të kësaj situate të jashtëzakonshme që po kalojmë, dëshirojmë t'ju njoftojmë se Raiffeisen Bank është plotësisht e angazhuar të ndërmarrë masa lehtësuese për klientët e saj kredimarrës.
Në zbatim të një vendimit të datës 12.03.2020 të Bankës së Shqipërisë për një ndryshim në rregulloren "Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja", Raiffeisen Bank, bazuar në vendimin e organeve drejtuese të saj, po aktivizon masat lehtësuese për të plotësuar nevojat e klientëve të saj në rast vështirësish / pamundësie për të përmbushur detyrimet e tyre kontraktuale me bankën.
Për të gjithë individët dhe kompanitë, Raiffeisen Bank vjen në ndihmë me mundësinë e riskedulimit të kredisë duke mos ngarkuar asnjë penalitet apo përkeqësuar statusin e kredimarrësit.
Ftojmë individët dhe kompanitë të kontaktojnë bankierin e tyre personal apo qendrën e kontaktit të bankës në numrin 00355 42381381, dhe ne adresen e e-mail info@raiffeisen.al dhe të japin arsyetimin e tyre për rishikimin e kërkuar të kësteve mujore të kredisë.
Banka do të vlerësojë kërkesat dhe do të ofrojë zgjidhjen më të mirë për klientët tanë rast pas rasti.
Nese aplikoni si individë plotësoni formularin e mëposhtëmFormular shtyrje Kredie Ndërkohë theksojmë se subjektet që nuk preken financiarisht nga situata e krijuar do të vazhdojnë të paguajnë kredinë normalisht, sipas marrëveshjes kontraktuale.
Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bankën e Shqipërisë dhe do t'ju informojmë për çdo informacion të nevojshëm. Urojmë që kjo periudhë të kalojë sa më qetë.
Faleminderit për besimin!
Raiffeisen Bank