Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

RaiConnect, platforma novatore e Raiffeisen Bank për të lehtësuar përvojën tuaj bankare

Raiffeisen Bank, në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të ofruar zgjidhje të reja dhe përshtatur nevojave të klientëve të saj, prezanton platformën novatore RaiConnect e cila ju mundëson klientëve të saj Premium të komunikojnë në çdo kohë online me këshilltarin e tyre financiar.  

E prezantuar për herë të parë në Shqipëri, RaiConnect është mënyra më e re dhe e sigurt për komunikim online përmes së cilës klientët Premium mund të kontaktojnë apo të kryejnë takime virtuale, shkëmbejnë dokumente, bëjnë planifikime financiare dhe realizimin e tyre duke aplikuar për kredi dhe produkte tjera bankare si dhe të shfaqin ekranin e tyre gjatë takimeve online me këshilltarët e tyre personalë.

Gjithashtu, duke marrë parasysh që komunikimi do të bëhet në kanal të mbyllur dhe personalizuar për secilin klient, ata mund të kthehen kurdo në bisedat dhe dokumentet që kanë shkëmbyer në të kaluarën me zyrtarët e bankës. Klientët mund ta përdorin RaiConnect edhe për të aplikuar per produkte bankare, marrë këshilla për produkte dhe shërbime bankare, dhe e gjithë kjo bëhet nga shtëpia apo zyra e tyre.

Aktualisht RaiConnect mund ta shfytëzojnë klientët premium në Raiffeisen Bank.Përveç se RaiConnect ju lehtëson klientëve bashkëveprimin me Bankën, kjo platformë do të shërbejë edhe për të shmangur e vizitat e klientëve në degë, duke vazhduar kështu përpjekjet e përbashkëta dhe të vazhdueshme të të gjitha institucioneve për të parandaluar përhapjen e pandemisë.


  • Njoftim
  • 5 min për t'u lexuar