Skip to main content
2560 × 844

“Queer Film Marathon Tirana 2022” Edicioni i 3-të me mbështetjen e Raiffeisen Bank Shqipëri

Kultura ka fuqinë të ndryshojë mendësi dhe të transformojë vizionin e shoqërisë, ndaj me këtë qellim Raiffeisen Bank Shqipëri si mbështetëse e nismës së diversitetit dhe gjithëpërfshirjes mbështeti qendrën Open Mind Spectrum Albania (OMSA) në realizimin e edicionit të 3-të “Queer Film Festival”, i cili u organizua nga datat 26-30 tetor në Tiranë.

Ky është një festival unik, me qëllim edukimin e publikut të gjerë për pranimin, diversitetin dhe solidarizimin, por mbi të gjitha të kontribuojë në uljen e dhunës verbale dhe fizike për personat e komunitet LGBTI+.

Gjatë 5 ditëve të këtij festivali u organizuan workshope të ndryshme, diskutime të hapura me pjesëmarrjen e personazheve të mirënjohur shqiptarë dhe u shfaqën 16 filma me metrazh të shkurtër dhe për herë të parë u shfaq edhe një film shqiptar.

E ftuara speciale e këtij edicioni Vladimir Luxuria bëri të mundur t’i japë edhe më shumë zë disa prej ikonave të pop-it që kanë frymëzuar gjithmonë rrugën artistike të këtij komuniteti.

Veç të tjerave ky edicion ishte një pikë takimi e domosdoshme rrjetëzimi për industrinë LGBTQI + në të cilën morën pjesë prodhues, producentë, ekspozues dhe krijues filmash nga e gjithë bota.


  • Deklaratë për shtyp
  • 4 min për t'u lexuar