Skip to main content
Press Release

Raiffeisen Bank Shqipëri përfundon kalimin e plotë në cloud, duke u bërë banka e parë në Shqipëri që realizon këtë transformim

Një hap i rëndësishëm në transformimin digjital të bankës, që krijon një bazë të re teknologjike për inovacionin dhe zhvillimin e shërbimeve bankare

Tiranë, 28 shtator 2026 – Raiffeisen Bank Shqipëri ka përfunduar me sukses, më 17 shtator 2026, kalimin e plotë të aplikacioneve dhe infrastrukturës së saj kryesore teknologjike në cloud. Me këtë arritje, banka bëhet banka e parë në Shqipëri dhe e para brenda rrjetit të Raiffeisen BankInternational (RBI) që realizon një transformim të tillë në shkallë të plotë.

Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin etransformimit digjital të Raiffeisen Bank Shqipëri, duke vendosur një bazë të re teknologjike për të mbështetur inovacionin, zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve dhe nevojat e një tregu bankar në ndryshim të vazhdueshëm.

Pas 22 vitesh funksionimi mbi infrastrukturën ekzistuese, kalimi i plotë në cloud përfaqëson një transformim të rëndësishëm teknologjik dhe operacional. Projekti u realizua përmes një procesi kompleks, që kërkoi muaj të tërë pune, ekspertizë të specializuar dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve të Raiffeisen Bank Shqipëri, Raiffeisen Bank International dhe partnerëve teknologjikë të përfshirë.

Erion Serti, Anëtar i Bordit Drejtues dhe CIO/COO i Raiffeisen Bank Shqipëri, u shpreh: “Më 17 shtator 2026, shënuam një moment
historik për Raiffeisen Bank Shqipëri. Për 22 vite, infrastruktura jonë teknologjike ka mbështetur funksionimin e bankës 24 orë në ditë, çdo ditë të javës, përfshirë netët dhe festat zyrtare. Sot, kemi përfunduar kalimin e aplikacioneve tona në cloud. Nuk bëhet fjalë për një kalim të pjesshëm apo një model hibrid, por për një transformim të plotë. Kemi kaluar 100% në cloud, duke realizuar diçka që asnjë bankë tjetër në Shqipëri nuk e ka arritur më parë.”

David Zeller, CTO i Raiffeisen Bank International, theksoi rëndësinë e këtij projekti për të gjithë rrjetin e RBI: “Raiffeisen Bank Shqipëri është banka e parë brenda rrjetit të RBI që arrin këtë objektiv të rëndësishëm. Të jesh i pari kërkon më shumë sesa një ambicie të qartë; kërkon një ekip me ekspertizën dhe vendosmërinë për të çuar deri në fund një transformim kompleks. Kjo arritje dëshmon edhe një herë se një ekip i përkushtuar dhe i përgatitur mund të realizojë edhe objektiva që duken të pamundur.”

Florian Ettinger, Financial Services Tech Lead Austria, vlerësoi bashkëpunimin mes ekipeve dhe partnerëve të përfshirë në realizimin e projektit: “Kalimi i të gjitha aplikacioneve të biznesit të bankës në cloud ka qenë një përpjekje e përbashkët dhe e konsiderueshme. Faleminderit që na bëtë pjesë të këtij rrugëtimi dhe për bashkëpunimin që na solli deri në këtë moment. Sot është një mundësi për të vlerësuar atë që kemi arritur së bashku, ndërsa pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin në fazën e ardhshme.”

Përfundimi i këtij transformimi përfaqëson një investim strategjik në zhvillimin teknologjik të Raiffeisen Bank Shqipëri. Ai forcon bazën mbi të cilën banka do të vijojë të zhvillojë kapacitetet e saj digjitale, të mbështesë iniciativat e inovacionit dhe t'u përgjigjet në mënyrë më të përshtatshme kërkesave në rritje të klientëve dhe të tregut.

Një arritje e rëndësishme për Raiffeisen Bank Shqipëri dhe një kapitull i ri në zhvillimin e saj teknologjik.