Skip to main content

Bordi Drejtues

Christian Canacaris

Z. Christian Canacaris është Drejtori i Përgjithshem aktual i Raiffeisen Bank në Shqiperi. Z.Canacaris është një bankier me një eksperiencë të lartë dhe me shumë vite të shpenzuara në vendet e Evropes Qëndrore dhe Lindore dhe tregjet në zhvillim në pozicionet e anëtarit të bordit. Ai është një dealer profesionist dhe shumë mirë i orientuar në financat e larta të korporatave, thesarin dhe nivelet e tregut. Z. Canacaris ka mbaruar një Master në Menaxhim e Administrim Biznesi ne Universitetin prestigjoz Britanik të Mançesterit. Christian Canacaris është një manaxher dhe organizator i suksesshëm, si dhe një vendim-marrës shumë i mirë.

Z. Canacaris iu bashkua Raiffeisen Bank në Prill të 2004 si Anëtar Bordi për Thesarin, Bankingun e Investimeve dhe Tregjet e Kapitaleve. Që prej Shkurtit 2010, ai ka qenë përgjegjës për Bankingun e Korportave gjithashtu në nivel bordi.

Ai ka një eksperiencë të gjatë dhe ka punuar në pozicione manaxheriale në RZB Krekova Bank, Maribor, Slloveni, në Raiffeisen Bank Rumani, Banka Kombetare e Greqisë S.A, Bukuresht, Rumani, Banka Kombetare e Greqise S.A, Paris, Phoenix Bank, Paris, etj.

Z. Canacaris është diplomuar në Universitetin e Parisit, Pantheon-Sorbonne me rezulatate tv shkëlqyera në Studime Evropiane, Lëndet kryesore: Finance, Makro-Mikroekonomi, Finance Korporate, Ligji Evropian. Ai ka gjithashtu nje mastër në Ekonometri, Matematike dhe Statistikë.

Alexander Zsolnai

Alexander Zsolnai iu bashkua Raiffeisen Bank në Mars 2010 si Anëtar Bordi për Financën dhe Riskun. Ai është emëruar si Zëvendës Kryetar i Bordit drejtues. që prej 1 Tetorit 2010 krahas përgjegjësive të tij si Drejtor Ekzekutiv për Financën dhe Riskun.

Ai ka disa eksperienca bankare dhe ekzekutive. Z. Zsolnai ka punuar në pozicionet si: Anëtar i Bordit Menaxhues dhe Drejtor Ekzekutiv për Financën dhe Riskun në Raiffeisen Bank Bosnja & Hercegovina d d Sarajeve, Drejtor Ekzekutiv i HVB- Central Profit, Banka d.d., Sarajeve dhe Keshilltar i Lartë për rajonin e Evropës Juglindore për krijimin e kontrollit të shitjeve rajonale, Drejtor i Zhvillimit të rrjetit të degëve në rrjetin e degëve të divizionit të biznesit (organizate e manaxhimit të përbashkët me PSK/Austrian Post Bank), etj.

Z. Zsolnai është diplomuar në Universitetin e Vjenës për Administrim Biznesi dhe ka disa kualifikime në zhvillimin strategjik dhe operativ të tregjeve të reja / fushat e biznesit, hartimin dhe zbatimin e proceseve të ndryshimit dhe atyre inovative, zhvillimin e kanaleve të shitjes, veçanërisht rrjetet e degëve, proceset dhe organizimin e menaxhimit të riskut, menaxhimin e njerëzve dhe organizatave, veçanerisht në një mjedis kompleks, etj

Elona Mullahi

Znj. Mullahi (Koçi) është Anëtare Bordi për Biznesin me Korporatat që prej muajit tetor 2015. Ajo ka një përvoje 18-vjecare në sistemin bankar dhe njohuri të thella në biznesin e Korporatave dhe ate ndërmarrjeve të vogla, riskun e kredisë, si dhe funksione të tjera biznesi dhe mbështetëse në industrinë bankare.

Në vitin 2004, vit në te cilin iu bashkua Raiffesien Bank, Znj. Mullahi (Koçi) ka drejtuar Departamentin e Institucioneve Publike, Qeverisjes Qëndrore dhe Lokale. Ndërsa që nga viti 2010, ka drejtuar segmentet e biznesit që perfshijnë korporatat vendase dhe ato ndërkombetare, bizneset e vogla, si dhe të gjitha Institucionet e qeverisjes qëndrore dhe lokale, Institucione të tjera të sektorit publik, Institucione financiare, (psh. Institucione financiare jo-banka, kompani sigurimi, brokera si dhe kompani lizingu), si dhe OJQ.

Gjithashtu, Znj. Mullahi (Koçi) ka një përvoje të gjatë dhe ka punuar në pozicione menaxheriale edhe në Banken Amerikane të Shqipërisë, Bankën Kombëtare të Greqisë, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Ministrinë e Financave, etj.

Elona Mullahi (Koci) mban gjithashtu pozicionin e Anëtares së Komitetit të Kredisë të Bankes. Ajo ka mbajtur gjithashtu pozicionin e Anëtares së Keshillit të Administrimit të Raiffeisen Leasing që nga viti 2010 deri në 2015, si edhe pozicionin e Anëtares së Keshillit të Administrimit të Raiffeisen Invest nga viti 2011 deri në 2014.

Erion Serti

Z. Erion Serti është Anëtar i Bordit Drejtues per Teknologjine e Informacionit dhe Operacionet që nga 1 janari 2022.

Z. Serti ka një përvojë të gjatë në Raiffeisen Bank në Shqipëri që nga viti 2004. Gjatë rrugëtimit të tij në Raiffeisen Bank në Shqipëri ai ka menaxhuar me sukses disa pozicione drejtuese në sektorin e TI-së, si Drejtor i Departamentit të Sistemeve dhe Zbatimit, Drejtor i Operacioneve të TI-së dhe nga viti 2018 – 2021 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Divizionit të TI-së.

Përvoja e zotit Serti shtrihet dhe në Raiffeisen Bank International. Ai mban pozicionin e Drejtuesit të Kullës së Teknologjisë që nga viti 2016, në të cilin është përgjegjës për rrjetin–duke çuar përpara teknologjinë e inovacionit të rrjetit për Raiffeisen Bank International dhe të 13 Njësitë e Raiffeisen Bank në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Z. Serti është diplomuar për Inxhinieri Elektronike – Shkenca Kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai gjithashtu ka një master në Administrim Biznesi nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Vilma Baçe

Znj. Baçe është Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Retail prej muajit prill 2022. Ajo ka një përvojë 18-vjeçare në sistemin bankar dhe njohuri të thella për biznesin Retail. Në periudhën maj 2016-mars 2022 znj. Baçe ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Divizionit të Shitjeve dhe Rrjetit të Degëve në Raiffeisen Bank, ku ka menaxhuar në mënyrë efektive degët, shitjet direkte dhe marrëdhëniet me palët e treta, aspektin operacional dhe të shitjeve, me fokus të vazhdueshëm ofrimin e një shërbimi me cilësi të lartë dhe një imazh profesional të bankës.

Znj. Baçe u bë pjesë e Raiffeisen Bank në vitin 2004 si Drejtore per Marrëdhëniet me Publikun dhe Sponsorizimet. Në ketë pozicion ajo ka qenë përgjegjëse  për vendosjen e marrëdhënieve të mira me komunitetin, pushtetin vendor e qendror, pozicionimin e Bankës si lider në vendin tonë. Znj. Baçe ka mbajtur edhe pozicionin e Anëtares së Këshillit të Administrimit të Raiffeisen Invest nga viti 2016 deri në Mars 2022.

Gjithashtu, znj. Baçe ka pasur një përvojë menaxheriale në Bankën Kombëtare të Greqisë si Drejtore për Marrëdheniet me Publikun dhe Marketingut, ku ka qenë përgjegjëse për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të biznesit Retail.

Përvoja e znj. Baçe në fushën ekonomike është pasuruar edhe me përfshirjen e saj në mësimdhënie. Ajo ka qenë lektore në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës për lëndën “Bazat e mendimit ekonomik”. Gjithashtu, znj. Baçe ka mbuluar gazetarinë ekonomike pranë grupeve të ndryshme mediatike në Shqipëri.

Znj. Baçe është diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare në ekonomi dhe gazetari ekonomike pranë Universitetit të Misurit, SHBA. Gjithashtu ajo ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në fushën e menaxhimit strategjik, shërbimit të klientit, lidershipit, komunikimit, vijimësisë së biznesit, etj.