Bordi Drejtues

Christian Canacaris

Z. Christian Canacaris eshte Drejtori i Pergjithshem aktual i Raiffeisen Bank ne Shqiperi. Z.Canacaris eshte nje bankier me nje eksperience te larte dhe me shume vite te shpenzuara ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore dhe tregjet ne zhvillim ne pozicionet e anetarit te bordit. Ai eshte nje dealer profesionist dhe shume mire i orientuar ne financat e larta te korporatave, thesarin dhe nivelet e tregut. Z. Canacaris ka mbaruar nje Master ne Menaxhim e Administrim Biznesi ne Universitetin prestigjoz Britanik te Mancesterit. Christian Canacaris eshte nje manaxher dhe organizator i suksesshem, si dhe nje vendim-marres shume i mire.

Z. Canacaris iu bashkua Raiffeisen Bank ne Prill te 2004 si Anetar Bordi per Thesarin, Bankingun e Investimeve dhe Tregjet e Kapitaleve. Qe prej Shkurtit 2010, ai ka qene pergjegjes per Bankingun e Korportave gjithashtu ne nivel bordi.

Ai ka nje eksperience te gjate dhe ka punuar ne pozicione manaxheriale ne RZB Krekova Bank, Maribor, Slloveni, ne Raiffeisen Bank Rumani, Banka Kombetare e Greqise S.A, Bukuresht, Rumani, Banka Kombetare e Greqise S.A, Paris, Phoenix Bank, Paris, etj.

Z. Canacaris eshte diplomuar ne Universitetin e Parisit, Pantheon-Sorbonne me rezulatate te shkelqyera ne Studime Evropiane, Lendet kryesore: Finance, Makro-Mikroekonomi, Finance Korporate, Ligji Evropian. Ai ka gjithashtu nje master ne Ekonometri, Matematike dhe Statistike.

Alexander Zsolnai

Alexander Zsolnai iu bashkua Raiffeisen Bank ne Mars 2010 si Anetar Bordi per Financen dhe Riskun. Ai eshte emeruar si Zevendes Kryetar i Bordit drejtues. qe prej 1 Tetorit 2010 krahas pergjegjesive te tij si Drejtor Ekzekutiv per Financen dhe Riskun.

Ai ka disa eksperienca bankare dhe ekzekutive. Z. Zsolnai ka punuar ne pozicionet si: Anetar i Bordit Menaxhues dhe Drejtor Ekzekutiv per Financen dhe Riskun ne Raiffeisen Bank Bosnja & Hercegovina d d Sarajeve, Drejtor Ekzekutiv i HVB- Central Profit, Banka d.d., Sarajeve dhe Keshilltar i Larte per rajonin e Evropes Juglindore per krijimin e kontrollit te shitjeve rajonale, Drejtor i Zhvillimit te rrjetit te degeve ne rrjetin e degeve te divizionit te biznesit (organizate e manaxhimit te perbashket me PSK/Austrian Post Bank), etj.

Z. Zsolnai është diplomuar në Universitetin e Vjenës për Administrim Biznesi dhe ka disa kualifikime në zhvillimin strategjik dhe operativ te tregjeve të reja / fushat e biznesit, hartimin dhe zbatimin e proceseve te ndryshimit dhe atyre inovative, zhvillimin e kanaleve të shitjes, veçanërisht rrjetet e degëve, proceset dhe organizimin e menaxhimit te riskut, menaxhimin e njerëzve dhe organizatave, veçanerisht në një mjedis kompleks, etj

Elona Mullahi (Koçi)

Znj. Mullahi (Koçi) eshte Anetare Bordi per Biznesin me Korporatat qe prej muajit tetor 2015. Ajo ka nje pervoje 18-vjecare ne sistemin bankar dhe njohuri te thella ne biznesin e Korporatave dhe ate ndermarrjeve te vogla, riskun e kredise, si dhe funksione te tjera biznesi dhe mbeshtetese ne industrine bankare.

Ne vitin 2004, vit ne te cilin iu bashkua Raiffesien Bank, Znj. Mullahi (Koçi) ka drejtuar Departamentin e Institucioneve Publike, Qeverisjes Qendrore dhe Lokale. Ndersa qe nga viti 2010, ka drejtuar segmentet e biznesit qe perfshijne korporatat vendase dhe ato nderkombetare, bizneset e vogla, si dhe te gjitha Institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale, Institucione te tjera te sektorit publik, Institucione financiare, (psh. Institucione financiare jo-banka, kompani sigurimi, brokera si dhe kompani lizingu), si dhe OJQ.

Gjithashtu, Znj. Mullahi (Koçi) ka nje pervoje te gjate dhe ka punuar ne pozicione menaxheriale edhe ne Banken Amerikane te Shqiperise, Banken Kombetare te Greqise, Ministrine e Puneve Publike dhe Transportit, Ministrine e Financave, etj.

Elona Mullahi (Koci) mban gjithashtu pozicionin e Anetares se Komitetit te Kredise te Bankes. Ajo ka mbajtur gjithashtu pozicionin e Anetares se Keshillit te Administrimit te Raiffeisen Leasing qe nga viti 2010 deri ne 2015, si edhe pozicionin e Anetares se Keshillit te Administrimit te Raiffeisen Invest nga viti 2011 deri ne 2014.

Erion Serti

Z. Erion Serti është Anëtar i Bordit Drejtues per Teknologjine e Informacionit dhe Operacionet që nga 1 janari 2022.

Z. Serti ka një përvojë të gjatë në Raiffeisen Bank në Shqipëri që nga viti 2004. Gjatë rrugëtimit të tij në Raiffeisen Bank në Shqipëri ai ka menaxhuar me sukses disa pozicione drejtuese në sektorin e TI-së, si Drejtor i Departamentit të Sistemeve dhe Zbatimit, Drejtor i Operacioneve të TI-së dhe nga viti 2018 – 2021 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Divizionit të TI-së.

Përvoja e zotit Serti shtrihet dhe në Raiffeisen Bank International. Ai mban pozicionin e Drejtuesit të Kullës së Teknologjisë që nga viti 2016, në të cilin është përgjegjës për rrjetin–duke çuar përpara teknologjinë e inovacionit të rrjetit për Raiffeisen Bank International dhe të 13 Njësitë e Raiffeisen Bank në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Z. Serti është diplomuar për Inxhinieri Elektronike – Shkenca Kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai gjithashtu ka një master në Administrim Biznesi nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Vilma Baçe

Znj. Baçe është Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Retail prej muajit prill 2022. Ajo ka një përvojë 18-vjeçare në sistemin bankar dhe njohuri të thella për biznesin Retail. Në periudhën maj 2016-mars 2022 znj. Baçe ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Divizionit të Shitjeve dhe Rrjetit të Degëve në Raiffeisen Bank, ku ka menaxhuar në mënyrë efektive degët, shitjet direkte dhe marrëdhëniet me palët e treta, aspektin operacional dhe të shitjeve, me fokus të vazhdueshëm ofrimin e një shërbimi me cilësi të lartë dhe një imazh profesional të bankës.

Znj. Baçe u bë pjesë e Raiffeisen Bank në vitin 2004 si Drejtore per Marrëdhëniet me Publikun dhe Sponsorizimet. Në ketë pozicion ajo ka qenë përgjegjëse  për vendosjen e marrëdhënieve të mira me komunitetin, pushtetin vendor e qendror, pozicionimin e Bankës si lider në vendin tonë. Znj. Baçe ka mbajtur edhe pozicionin e Anëtares së Këshillit të Administrimit të Raiffeisen Invest nga viti 2016 deri në Mars 2022.

Gjithashtu, znj. Baçe ka pasur një përvojë menaxheriale në Bankën Kombëtare të Greqisë si Drejtore për Marrëdheniet me Publikun dhe Marketingut, ku ka qenë përgjegjëse për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të biznesit Retail.

Përvoja e znj. Baçe në fushën ekonomike është pasuruar edhe me përfshirjen e saj në mësimdhënie. Ajo ka qenë lektore në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës për lëndën “Bazat e mendimit ekonomik”. Gjithashtu, znj. Baçe ka mbuluar gazetarinë ekonomike pranë grupeve të ndryshme mediatike në Shqipëri. 

Znj. Baçe është diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare në ekonomi dhe gazetari ekonomike pranë Universitetit të Misurit, SHBA. Gjithashtu ajo ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në fushën e menaxhimit strategjik, shërbimit të klientit, lidershipit, komunikimit, vijimësisë së biznesit, etj.