1. Fusha e aplikimit, modifikimet ose amendimet
1.1 Fusha e aplikimit
a) Keto kushte te pergjithshme te punes (ketu e me poshte referuar si “KPP”) do te aplikohen per te gjitha marredheniet e biznesit ndermjet Klientit dhe Bankes.
b) Kushtet e veçanta qe mund te percaktohen ne marreveshje te veçanta qe lidhen me Klientin, ose kushtet e tjera te aplikuara per produkte dhe sherbime specifike, do te mbizoterojne mbi KPP.
c) Ne keto KPP, “Banka” nenkupton Raiffeisen Bank sh.a. ndersa termi “Klient” do te perfshije individet, personat fizike si dhe personat juridike, sipas kuptimit ligjor te ketyre termave.
1.2 Modifikimet ose amendimet
a) Eshte ne diskrecionin e Bankes te beje ndryshime ne KPP. Ne keto raste Banka do te njoftoje me shkrim Klientin, te pakten 15 dite perpara hyrjes ne fuqi te ndryshimeve.
b) Modifikimet ose amendimet e ketyre KPP do te hyjne ne fuqi mbas njoftimit te klientit, dhe do te kene efekt per te gjitha marredheniet aktuale dhe te ardhshme te biznesit, perveç rasteve kur banka ka marre nje njoftim me shkrim nga Klienti gjate kesaj periudhe, nepermjet te ciles njofton zgjidhjen e kontrates me Banken.
2. Njoftimet
2.1 Njoftimet e Bankes
a) Njoftimet, shkresat, lajmerimet, si dhe çdo lloj komunikimi tjeter i Bankes me Klientin jane te vlefshme kur behen ne adresen e treguar nga Klienti ne momentin e hapjes se llogarise, apo ne adresen e njoftuar nga Klienti, ne rast se ka patur ndryshime.
b) Ne rast se llogaria eshte intestuar ne emer te disa Klienteve, njoftimet sipas pikes a) me siper, do te dergohen ne adresen e njerit prej tyre, dhe do te kene efekt te plote per te gjithe titullaret e llogarise.
2.2 Urdhrat dhe instruksionet e Klientit
a) Udhrat dhe instruksionet e Klientit si rregull duhet te jepen me shkrim dhe te permbajne nenshkrimet origjinale te personave te autorizuar.
b) Pavaresisht nga kjo Banka do te kete te drejte te zbatoje edhe instruksione te dhena nepermjet rrugeve te tjera te komunikimit (ne veçanti, me telefon, e-mail, internet), ne rastet kur Klienti ka lidhur nje marreveshje te veçante me Banken per keto sherbime.
c) Rregullat ne lidhje me komunikimin me telefon; e-mail, internet etj. percaktohen ne procedurat perkatese te Bankes si dhe ne Kushtet e Punes, me te cilat Klienti njihet ne momentin e aplikimit per keto lloj sherbimesh.
3. Detyrimi per te bashkepunuar dhe pergjegjesite e Klientit
3.1 Detyrimet e Klientit per te njoftuar Banken
Ne marredheniet e tij me Banken, Klienti duhet te zbatoje detyrimin per te bashkepunuar dhe njoftuar Banken ne lidhje me ndryshimet e rendesishme si me poshte. Çdo shkelje e kesaj dispozite do te çoje ne detyrimin e Klientit per te paguar demet qe mund te shkaktohen ose ne reduktimin e pretendimeve te Klientit kundrejt Bankes.
a) Emri dhe adresa
- -Klienti do te njoftoje menjehere banken me shkrim per cdo ndryshim te emrit te tij, emrit te shoqerise, adreses ose adresave te sherbimit te njoftuara nga ana e tij.
- -Nese klienti nuk njofton ndryshimet e adreses, komunikimet me shkrim te bankes do te konsiderohen te marra, nese jane derguar ne adresen e njoftuar per here te fundit nga Klienti.
b) Kufijte e perfaqesimit
- - Klienti do te njoftoje menjehere banken me shkrim per çdo anullim apo ndryshim te pushtetit te perfaqesimit, ne menyre te veçante autoritetin per te nenshkruar ne emer te Klientit per veprimet ne llogari, dhe do t’i jape Bankes dokumentacionin perkates per kete qellim.
- - Çdo pushtet perfaqesimi i njoftuar bankes do te vazhdoje te jete ne fuqi ne fushen perkatese deri ne njoftimin me shkrim per anullimin apo ndryshimin e tyre
c) Aftesia per te hyre ne transaksione legale
- - Banka do te njoftohet menjehere me shkrim per çdo humbje apo reduktim te aftesise (zotesise juridike) te klientit per te hyre ne transaksione ligjore me Banken. Nese Klienti eshte nje kompani ose entitet ligjor, shperndarja e tyre gjithashtu do t’i njoftohet menjehere Bankes.
3.2 Qartesia e urdhrave
a) Klienti do te siguroje qe urdhrat / instruksionet qe do t’i jepen Bankes do te jene te qarta dhe jo te dykuptimta. Modifikimet, konfirmimet ose kujtesat duhet te jene shenuar ne menyre te vecante si te tilla.
b) Nese Klienti deshiron t’i jape bankes instruksione speciale ne lidhje me zbatimin e urdhrave, ai do te informoje banken ne menyre te veçante dhe te percaktuar. Kjo, ne radhe te pare, aplikohet nese zbatimi i urdhrave eshte jashtezakonisht urgjent ose subjekt i periudhave apo afateve kohore te caktuara.
3.3 Kujdesi ne perdorimin e mjeteve te telekomunikacionit
a) Nese Klienti jep instruksione ose njoftime te tjera ne rruge telekomunikacioni, ai do te marre masa te pershtatshme parandaluese me qellim qe te shmangen gabimet e transmetimit dhe abuzimet.
3.4 Paraqitja e kundershtimeve
a) Klienti do te verifikoje menjehere njoftimet e bankes, siç jane konfirmimet e urdhrave te tij, komunikimet lidhur me zbatimin e tyre, nxjerrjen e llogarise, per te verifikuar plotesine dhe rregullshmerine e tyre dhe do te paraqese kundershtimet pa vonese, nese do te kete.
b) Nese banka nuk merr kundershtime me shkrim brenda 3 muajve, duke filluar nga dita e fundit e muajit kur eshte kryer transaksioni, njoftimet dhe sherbimet e deklaruara te bankes do te konsiderohen te aprovuara.
c) Banka ne çdo rast do te informoje Klientin ne lidhje me rendesine e kundershtimit, ose moskundershtimit, nepermjet kontratave, marreveshjeve apo kushteve te punes per sherbimet perkatese qe ofrohen nga Banka. Nje informacion i tille do te jepet edhe ne nxjerrjet e llogarise.
3.5 Njoftimet ne rast mungese te komunikimit
Klienti do ta njoftoje menjehere banken nese ai nuk merr komunikime te rregullta, postë nga banka, ose komunikime te tjera te cilat duhet te kishin mbrritur tek Klienti brenda nje periudhe normale kohe pritje, ne perputhje me format e rena dakord te njoftimit.
3.6 Perkthimet
Dokumentet ne gjuhe te huaj do te paraqiten ne banke edhe ne gjuhen shqipe, te perkthyera dhe noterizuara, nese banka e kerkon keshtu.
4. Mbarimi i marredhenieve te biznesit
4.1 . Mbarimi nga ana e bankes
a) Mbarimi i zakonshem (i thjeshte)
Perveç rasteve kur marreveshja ka qene perfunduar per nje periudhe te percaktuar kohe, Banka dhe Klienti do te kene te drejte te zgjidhin ne çdo kohe marredhenien e biznesit ne teresi, ose pjese te vecanta te saj, duke njoftuar palen tjeter brenda nje periudhe te arsyeshme njoftimi.
b) Mbarimi per arsye te rendesishme
- Banka dhe Klienti do te kene te drejte te zgjidhin ne çdo kohe marredhenien e biznesit ne teresi, ose pjese te vecanta te saj, me efekt te menjehershem, per arsye te rendesishme, me perjashtim te rasteve kur me marreveshje eshte vendosur ndryshe.
- Arsye te rendesishme per perfundimin nga ana e bankes, konsiderohen rastet kur klienti eshte duke e perdorur llogarine per aktivitete te kunderligjshme; ka shkelur ne menyre te perseritur KPP, ose kushtet e veçante qe jane aplikuar; kur klienti jep informacione jo korrekte rreth gjendjes se tij financiare ose fakteve dhe rrethanave te tjera thelbesore; rastet kur situata financiare e Klientit ose e nje bashke-debitori perkeqesohet ose eshte vene ne rrezik dhe permbushja e detyrimeve ne lidhje me banken eshte vene ne rrezik nga kjo gje; ose rastet kur Klienti deshton ose eshte i paafte te permbushe detyrimin per te dhene apo per te rritur kolateralin.
4.2.Pasojat ligjore
Me perfundimin e gjithe marredhenieve te biznesit ose nje pjese te tyre, shumat qe palet i detyrohen njera tjetres detyrohen do te behen menjehere te pagueshme dhe Klienti do te jete i detyruar te shlyeje te gjitha detyrimet e papaguara kundrejt Bankes.
5. Te drejtat e disponimit mbas vdekjes se klientit
5.1 Disponimi ne favor te trashegimtareve
a) Ne rast vdekje te Klientit, Banka do te lejoje kalimin e shumave ne favor te trashegimtareve, ne baze te vendimit te gjykates per leshimin e deshmise se trashegimise.
b) Me vdekjen e nje klienti qe eshte titullar i nje llogarie me person te autorizuar, mbarojne edhe te drejtat e personit te autorizuar, per te vepruar me llogarine. Banka eshte e detyruar te refuzoje kryerjen e veprimeve nga Personi i Autorizuar, qe nga momenti i marrjes dijeni per vdekjen e klientit.