Çfarë është Premium Banking?

Premium Banking në Raiffeisen bank është krijuar për t’ju përshtatur të gjitha kërkesave financiare dhe nevojave bankare që ju mund të keni. Si një klient Premium ju përfitoni një përkujdesje të garantuar dhe një drejtim ekspert në administrimin e financave tuaja në të tashmen dhe në të ardhmen. Premium Banking është zgjedhja më e mirë për njerëz me të ardhura/pasuri të larta, dhe është dizenjuar për t’ju shërbyer sa më mirë juve. Në një periudhë të shkurtër kohe ju do të përfitoni privilegje ekskluzive në produkte dhe shërbime, kjo sepse ju jeni të veçantë për ne!

Të jesh pjesë e Premium Banking është e nevojshme që të përmbushen disa kritere në lidhje me të ardhurat ose pasurinë tuaj. Bazuar në keto kritere ju mund të fitoni statusin e të qënurit në kategorinë më të mirë të klientëve, Premium CLUB.
Ju si klient Premium CLUB do të keni mundësi që të trajtoheni me prioritet nga Menaxherët tanë të  Shërbimit Premium në degë. Këta menaxherë janë menaxherët më të kualifikuar të Shërbimit Premium në degët tona dhe janë konsideruar një pasuri e veçantë për bankën dhe për ju gjithashtu. Ata janë të specializuar për t’ju ofruar juve një këshillim të përshtatur sipas planeve tuaja financiare.

Shënim:
* Për t’u njohur në detaje rreth kritereve të segmentimit, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt të Raiffeisen bank.