Ndertesa ne te cilen ben pjese garazhi ndodhet ne rrugen " Petro Nini Luarasi ", ne qytetin e Tiranes prane Tregut Elektrik dhe shkolles Mihal Grameno.
Vendparkimi G 21 ka dimensione 2.6 x 5.9 m dhe ndodhet ne katin e dyte nentoke te nderteses.
Kalimi per ne kete kat realizohet me ane te pandusit b/a nga kati i pare nentoke.
Aksesi per ne katin e pare nentoke te nderteses realizohet me ane te pandusit b/a, te pozicionuar ne anen veri - lindore te saj drejteperdrejte nga rruga " Todi Shkurti ".
Zona ku ndodhet ndertesa eshte zone urbane me orientim banimi dhe sherbimi e cila karakterizohet nga nje nderthurje e objekteve ekzistues te tipit pallate 4-5 kat me objekte te reja shumekate si dhe objekte te ulta 2-3 kat te tipit vila individuale.
Kufizimet e nderteses, ne te cilen ben pjese prona jane:
ne Veri - me ndertese 1 kat, ne Jug - me rruge te brendshme kalimi midis ndertesave, ne Lindje - me rrugen " Todi Shkurti ", ne Perendim - me shesh ne funksion te nderteses.
Hyrja ne bodrume dhe garazhe realizohet nga hapesirat e perbashketa te kalimit. Gjithashtu kalimi ne katin e dyte nentoke realizohet edhe me ane te dy ashensoreve te nderteses.
Hyrja dhe dalja ne ndertese realizohet me ane te rruges " Todi Shkurti ", e pozicionuar ne anen lindore te nderteses.