Prona është një ndërtesë 2 kateshe me bodrum & truall, me sipërfaqe trualli 139 m2 dhe ndërtesë me sip. 188.56 m2, e ndodhur në Lagjen “Spitalit”, në Lezhë.Kati bodrum dhe kati përdhe ndodhen nën nivelin e rrugës. Sheshi përreth i ndërtesës është i shtruar me beton dhe i gjelbëruar.Bodrumi përbëhet nga dy dhoma. Kati përdhe përbëhet nga ambjenti i ndenjes dhe kuzhina, dy dhoma gjumi, një banjo, një korridor dhe ballkon. Kati parë përbëhet nga ambjenti i hapur, tualet dhe ballkon. Në të aksesohet direkt nga oborri para.Zona përreth pronës është një zonë periferike kryesisht me përdorim rezidencial me pallate ekzistuese, por dhe me ndërtesa të reja dy dhe 3-katëshe me përdorim shërbim & banimi.Prona ka komunikim të mirë me rrugë, nëpërmjet rrugës hyrëse të zonës prona lidhet në juglindje me bulevardin “Gjergj “Fishta”.