Njësi


  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9

Veçori

144m²
Sipërfaqja

144m²
Sipërfaqje Ndertese

8524
Zona Kadastrale

2,430,000
Leke

Vërtetim Hipotekor

Per Shitje

Përshkrimi

Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga   3,000,000All në 2,430,000All 

Prona eshte e pozicionuar rreth 800m në veri të kryqezimit të bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Janaq Kilica”.Zona ku përfshihet prona është me karakter të theksuar banimi, kryesisht me perqendrim te banesave individuale 1-2 katëshe ekzistuese, një pjesë e te cilave te rikonstruktuara, apo te rritura ne lartesi deri 3-4 kate.Prona eshte Njesi me siperfaqe 144M2 në lagjen “Partizani” te qytetit te Elbasanit dhe ndodhet ne katin perdhe te nje ndertese 6 kateshe.Hyrja per ne njesi, realizohet verilindja, nepermjet sheshit funksional te pallatit, ne anen lindore.Gjithashtu, ka edhe nje hyrje sherbimi nga ana jugperendimore, nepermjet nje porte hekuri dykanateshe.Nga brenda, Njesia eshte e organizuar ne nje ambjent tregtimi ne anen veriore, nje ambjent i madh sherbimi si dhe ambjente ndihmese depo dhe tualet (keto dy te fundit jane vendosur nen kafazin e shkalleve te nderteses).Muret/tavanet: Jane te suvatuar dhe te lyera. Ne pjese e mureve te ambjentit te sherbimit jane te veshur me pllaka.Dyer dhe dritare: Hyrja kryesore ne njesi eshte e perbere nga nje vetrate masive xhami. Hyrja qe realizohet nga ana jug-perendimore eshte porte metalike.
Dyert e brendshme, te dyqanit e tualetit jane prej duralumini.Tualeti: Eshte me shtrese pllake gres.Prona me pare ka funksionuar si Furre buke.Prona është e pajisur me gjithe shërbimet e nevojshme te infrastruktures.

Harta

Lagjia Partizani, Elbasan

Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu