Apartament  


  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8

Veçori

3
Dhoma

2
Banjo

56.59m²
Sipërfaqja

56.59m²
Sipërfaqje Ndertese

2291
Zona Kadastrale

Certifikatë pronësie

Shitur

Përshkrimi

Prona nr 305/136-N3 eshte pjese e nje kompleksi qe ndodhet ne jugperendim te fshatit Kryemedhenj, ne zonen e quajtur “Plazhi i Golemit”. Ai eshte i vendosur rreth 4.4 km ne juglindje te kryqezimit te rrugeve Durres – Tirane dhe superstrades Durres – Kavaje (kryqezimi tek Plepat).Ndertesa ku ndodhet prona eshte eshte e  pozicionuar rreth  250 m larg nga bregu i detit.Apartamenti eshte i tipit dupleks, organizuar si më poshtë:Kati perdhe perbehet nga ambjentet e dites: dhome ndenje me aneks gatimi, tualet; 
Kati i sipërm (ndërkati) përbehet nga 2 dhoma gjumi, koridor, ballkon dhe një tualet. 
Apartamenti 305/136-N3 ka hyrje me vete, direkt nga sheshi funksional i nderteses qe ndodhet ne jug.  Sipërfaqja eshte 56.59 M2.
Siperfaqia e ambjenteve duke llogaritur dhe nderkatin eshte 122.41 m2.
Zona përreth është një zonë me karakter turistik, e cila eshte zhvilluar me ritme te shpejta kryesisht vitet e fundit. Ndërtesat ne zone jane te grupuara në formë kompleksesh 4-5 dhe 6 kateshe. Në katet e para të tyre ka ambjente shërbimi. Keto ndertesa nderthuren me vilat 2-3 kateshe. 
Ndersa buze plazhit jane te vendosura kryesisht godinat e hoteleve, katet e para të të cilave janë organizuar me bare e restorante.Ndërtesa ku ndodhet prona, eshte pjese e nje komlpeksi rezidencial, te quajtur “Freskia”, te perbere nga ndertesa 5 kateshe, me arkitekture te njejte.Rifiniturat e brendshme jane te nje cilesie te mire si me poshte :
Dyshemete: Dyshemetë janë të shtruara me pllaka gres.Muret/tavanet: Muret dhe tavanet janë të suvatuara dhe te lyera.Dritaret dhe dyert e ballkoneve jane duralumini shoqeruar me grila. Dera e hyrjes eshte e blinduar.Tualetet: Jane te shtruar dhe te veshur me pllaka qermike. 

Harta

Kompleksi Freskia, Kryemedhenj, Kavajë

Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu