Ndertesa eshte 2- kateshe dhe shtrihet buzë rrugës hyrëse “Reshat Isufati” e cila kalon në lindje të pronës dhe rreth 500 m në perëndim të rrugës nacionale.Trualli i pronës eshte në gjëndje te mire mirëmbajtjeje, përgjithësisht i sistemuar, i shtruar me beton, nga porta hyrëse deritek shtëpia dhe kjo rrugë në të dyja anët e saj ka bordura betoni, të cilat vijojnë të rriten në lartësi dhe janë me mure guri, dhe pjesa tjetër e oborrit është mbjellë pjesërisht me gjelbërim dhe pemë frutore & hardhi.1. Kati përdhe përbëhet nga një ambjenti i ndenjes me aneks, dy dhoma gjumi, dy depo, një banjo, një korridor, si dhe kafazi i shkallëve të brendshme, të cilin lidhin katin përdhe me katin e parë.2. Kati parë aksesohet përmes shkallëve të brendshme dhe përbëhet nga dy dhoma gjumi, korridori me kafazin e shkallëve, si dhe një verandë e jashtme e madhe.Dyshemeja eshte e shtruar me pllaka gresi dhe ishte e pajisur me plintuse përgjatë gjithë gjatësisë perimetrale të mureve të ambienteve të brendshme. Dyert e brendshme jane druri ekzistuese të lyera me bojë vaji dhe të kombinuara me xham akulli,në gjëndje mesatare mirëmbajtjeje.Paisjet e kuzhinës jane druri dhe paraqiteshin në gjëndje mesataremirëmbajtjeje. Dritaret jane me profile duralumini tek xham me ngjyrë të bardhë.Tualeti eshte i shtruar dhe i veshur me pllaka gresi dhe ishte i kompletuar me wc, pllakë dushi dhe lavaman.
Cmimi shkon nga 3,500,000 Leke ne 2,635,000 Leke