Truall dhe Ndertese ne Tirane


  • 1

Veçori

405m²
Sipërfaqje Trualli

999.6m²
Sipërfaqje Ndertese

8120
Zona Kadastrale

52,000,000
Leke

Certifikatë pronësie

Okazion

Përshkrimi

Prona eshte nje truall dhe ndertese, me nr pasurie 9/982, ne rrugen “Selaudin Zorba”, Tirane. Objekt 5 kate + 1 nentoke, sip te rregjistruar truall 405 m2 dhe ndertese 130.1m2. Ne zone ka ndertime te shumta te reja dhe ekzistuese.

 Kati nentoke, me sip 101.9 m²; Kati perdhe, me sip 130.1 m²; Kati i pare, I dyte, I trete dhe I katert me sip 183.2 m² secili. Trualli, me siperfaqe 405 m², sherbente si shesh funksional i nderteses dhe nepermjet tij, realizohet aksesi ne katin nentoke. Trualli ishte i rrethuar ne te gjithe perimetrin e tij, me mur me blloqe dhe me kangjella. Ne kete rrethim eshte lene jashte nje siperfaqe prej rreth 35 m², siperfaqe kalon rruga e brendshme e zones, qe mundeson aksesin ne prone. Ndertesa, eshte nje objekt i realizuar ne vitin 2007-2008, me strukture me skelet b/arme. Ai eshte parashikuar si objekt banimi dhe sherbimi. Kati nentoke ka siperfaqe te rregjistruar te matur 126.8m2. Ky kat sherben si garazh dhe eshte me rifinitura te paperfunduara. Kati perdhe ka siperfaqe te matur 142m2. Ky kat eshte parashikuar per ambjente sherbimi  me rifinitura te paperfunduara. Katet banim (i pare, i dyte, i trete, I katert), kane siperfaqe te matur prej 183.2m2 secili. Kati I pare, I dyte, I trete kane nga nje apartament ne kat dhe jane te organizuara me nje korridor, nje ambjent ndenje-gatim, tre dhoma gjumi, lavanderi, dy tualete dhe dy ballkone. Kati banim (i katert), ka dy apartamente dhe jane te organizuara me nje korridor, nje ambjent ndenje-gatim, nje dhome gjumi, tualet, ambjent ndihmes dhe ballkon.

Harta

Rr. Selaudin Zorba

Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu