Politikat e Privatësisë

Kushdo qe akseson kete faqe interneti te Raiffeisen Bank Sh.a nepermjet rrjetit nderkombetar (www.raiffeisen.al) bie dakord me kushtet si vijojne:

Disa prej fushave te faqes te faqes se internetit te RBAL (psh: Karriera dhe Individe) mund te kerkojne nga perdoruesi qe te plotesoje formen e aplikimit online duke vendosur nder te tjera, edhe disa nga te dhenat e tij personale. RBAL thekson se dicka e tille eshte nje kerkese opsionale te cilen perdoruesi mundet vullnetarisht t'a jape si informacion per te vijuar me tej me aplikimin per qellimin per te cilen ajo kerkohet (psh: aplikim per pune). Ne kete kuader, RBAL deshiron te vere ne vemendjen e cdo perdoruesi se pasi informacioni ka mberritur ne Web serverin e Bankes, kjo e fundit implementon nje sistem sigurie te standarteve me te larta per ruajtjen dhe perpunimin e metejshem te ketyre te dhenave, ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale". Perdoruesi konfirmon plotesimin dhe vertetesine e informacionit te dhene dhe deklaron gjithashtu se ka plotesuar ne menyre korrekte dhe te vertete te tere informacionin te kerkuar. Gjithashtu, me plotesimin e aplikimit online, perdoruesi deklaron se jep miratimin e tij per procesimin e metejshem te informacionit te dhene nga ana e RBAL vetem per perdorim te brendshem te Bankes dhe vetem per qellimin per te cilin perdoruesi ka deklaruar vullnetarisht te dhenat e tij personale. Ne cdo moment pasi perdoruesi te kete dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar ne keto fusha specifike, ketij te fundit i lind e drejta qe, nepermjet nje kerkese prane RBAL, te aksesoje keto te dhena si dhe te kerkoje, bllokimin korrigjimin apo fshirjen e tyre .

Nese keni pyetje, verejtje, kerkesa apo ankesa ne lidhje me perdorimin e ketyre te dhenave nga ana e Raiffeisen Bank, atehere lutemi te na drejtoheni me shkrim ne adresat e meposhtme:

Adrese Postare:         Raiffeisen Bank Sh.a 
                                  Bul."Bajram Curri",ETC kati 6, Tirane, Shqiperi

                                  Personi Pergjegjes per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Adrese Elektronike:  [email protected]