Skip to main content

Politikat e Privatësisë

Kushdo që akseson këtë faqe interneti tëRaiffeisen Bank Sh.a nëpërmjet rrjetit ndërkombëta (www.raiffeisen.al) bie dakord me kushtet si vijojnë:

Disa prej fushave të faqes së internetit të Raiffeisen Bank (psh: Individe) mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale. Raiffeisen Bank thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht t'a japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: aplikim për kredi & kartë debiti dhe krediti). Në këtë kuadër, Raiffeisen Bank dëshiron të vërë në vemëndjen e çdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në Ëeb serverin e Bankës, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin të kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e Raiffeisen Bank vetëm për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale. Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Raiffeisen Bank, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë, bllokimin korrigjimin apo fshirjen e tyre .

Për çdo pyetje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave të privatësis nga ana e Raiffeisen Bank, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresat e mëposhtme:

Adresa Postare: Raiffeisen Bank Shqipëri

Rr. “Tish Daija”, Kompleksi KIKA 2, Tiranë, Shqipëri.

Personi Përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale / Mirela Idrizaj me numër kontakti +355698022250

Adresa Elektronike:  rbal.dataprotection@raiffeisen.al