Skip to main content

Raiffeisen Bank Albania dhe BERZH mbështesin agrobiznesin me financime deri në 35 milionë euro

BERZH mbështet Raiffeisen Bank Albania  me portofol kredish deri në 35 milionë euro për agrobiznesinRaiffeisen bëhet partneri i pestë i BERZH në Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit në ShqipëriI krijuar në vitin 2016, Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri rrit mundësitë për financime për agrobiznesetRaiffeisen Bank Albania dhe Programi i BERZH për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri u vijnë në ndihmë fermerëve vendas dhe agrobizneseve në Shqipëri përmes rritjes së mundësive për financim, veçanërisht në zonat më të privuara.BERZH dhe qeveria shqiptare mbështesin portofolin e kredive deri në 35 milionë euro për hua në sektorin e agrobiznesit duke ndarë riskun me partnerin e saj Raiffeisen Bank Albania. Programi gjithashtu siguron Mbulimin për Humbjet e Para, një kontribut i qeverisë shqiptare.Agrobiznesi është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare pasi siguron punësim për rreth 50 për qind të popullësisë në zonat rurale dhe përbën rreth 20 për qind të GDP së vendit. Pavarësisht kësaj, ai mbetet pak i  shërbyer nga institucionet financiare, huatë për këtë sektor zënë vetëm 2% të portofolit të kredive në ekonomi.I prezantuar nga BERZH dhe qeveria shqiptare në vitin 2016, Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri synon adresimin e këtij problemi duke përmirësuar mundësitë për financim për agrobizneset vendase përmes huave të dedikuara për sektorin ose ndarjes së riskut të kredive. Raiffeisen Bank Albania është partneri i pestë i BERZH që i bashkohet programit.Matteo Colangeli, Drejtori i BERZH në Shqipëri, theksoi rëndësinë e programit,të ardhur pikërisht në një kohë kur agrobizneseve ju nevojitet mbështetje nga sistemi bankar për të përfituar sa më shumë nga grantet e BE për zhvillimin rural nën programin më të fundit të IPARD.“Ne jemi të lumtur që Raiffeisen Bank ju bashkua BERZH dhe qeverisë shqiptare në Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri” deklaroi ai. “Ky është gjithashtu projekti i parë i BERZH dhe Raiffeisen në Shqipëri dhe shënon nisjen e një bashkëpunimi që shpresojmë të zgjerohet edhe në fusha të tjera.”Elona Koci, Anëtare Bordi për Biznesin me Korporatat dhe Bizneset e Vogla (SE), Raiffeisen Bank Albania, shtoi: “Ne jemi të lumtur t’i bashkohemi Programit të BERZH për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri si fillim i një partneriteti të ri. Për Raiffeisen Bank është me rëndësi të jetë pjesë kësaj marrëveshje që do të rrisë mundësitë e financimit për SME-të që operojnë në sektorin e agrobiznesit. Ne shohim potencial per zhvillimin e këtij sektori dhe besojmë se mbështetja e ofruar nga BERZH dhe qeveria shqiptare përmes këtij programi do të gjenerojë dukshëm një vlerë të shtuar në këtë sektor. Kreditë do të mbulojnë nevojat për  investime dhe kapital në përputhje me nevojat e SME-ve dhe do të rrisë pozitat e tyre konkuruese përmes realizimit të objektivave strategjike.”BERZH ka investuar 1, 3 miliardë euro në 87 projekte në Shqipëri me fokus në zhvillimin e sektorit privat, rritjen e frymës së sipërmarrjes në ekonomi, përmirësimit të infrastrukturës dhe burimeve të energjisë dhe investimeve të gjelbra. Në vitin 2018, investimet totale të BERZH në Ballkanin Perëndimor arritën shifrën e 1 miliardë euro.